Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje droge, arrestohet një person në Malësinë e Madhe

18 Shtator 2026 | 09:17

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i lokalit. Policia bën me dije se u sekuestruan 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e personit në kërkim.

“Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “MULTIGAMES”.  Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit. Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike. 

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”.     

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.   

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debatet pas mesnatës, miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve

Seanca plenare e së enjtes në Kuvend i mbylli punimet rreth orës 01:50 ku i miratuan një sërë projektligjesh ku pati diskutime dhe debate. Në...
08:45 | 18/09/2026

Zbulohen 2 lokale pranë shkollave ku viheshin baste sportive, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “WEB page”, pas kontrolleve të kryera në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e...
08:33 | 18/09/2026

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, nesër udhëton drejt SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës...
07:59 | 18/09/2026