Foto nga perplasja
Janë liruar 25 protestuesit të cilët u shoqëruan ditën e djeshme nga policia gjatë tensioneve në protestën e zhvilluar para Kuvendit në Tiranë. Këta protestues do të procedohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë se protesta u zhvillua në nisje të seancës plenare në Kuvend, ku protestuesit e “Revolucionit Flamingo” u zhvendosën nga blloku i ministrive dhe u përplasën me efektivën e policisë të cilët kishin krijuar një kordon sigurie rreth zonës së Kuvendit.
Po ashtu gjatë tubimit disa prej protestuesve bllokuan rrugët duke përmbysur koshat e mbeturinave si edhe hodhën vezë e shishe uji drejt forcave të rendit, për pasojë 25 prej tyre u shoqëruan.
Sondazh
Poll
