AKTUALITET /

SPAK nis hetimet për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, merret në pyetje drejtoresha e Thesarit

Shkruar nga Versus

SPAK nis hetimet për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, merret

Elmira Peto, drejtoresha e degës së Thesarit të Shtetit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Possaçme (SPAK) lidhur me çështjen e bllokimit të pagave për magjistratët.

Peto që prej mëngjesit të sotëm gjendet brenda ambienteve të SPAK ku po pyetet si deklaruese.

Shoqata e Gjyqtarëve ditë më parë dorëzoi në SPAK një kallëzim ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe disa zyrtarëve të tjerë. Aktualisht hetimet po zhvillohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengimit të zbatimit të vendimit të gjykatës Kushtetuese. Versus.al

Poll