LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 "Protestat ndaj qeverisë janë demokraci"/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë, të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në seancën parlamentare të zhvilluar në Kuvend, e cila zgjati deri orët e para të mëngjesit. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama foli për pagat e magjistratëve, Gjykatën Kushtetuese, protestën dhe rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti. • Duke u ndalur tek ky i fundit, Rama u shpreh se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e arbitrazhit ndaj Shqipërisë, nuk do të marrë para nga shteti shqiptar. • Nga Kuvendi Rama tha se Shqipëria ka ndjekur rrugën ligjore dhe se aktualisht ka disa procese në vijim me biznesmenin italian, ndërsa përmendi edhe një proces penal jashtë Shqipërisë. • Kryeministri komentoi edhe krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një lëvizje të koordinuar mes shoqatave të gjyqtarëve dhe trupës gjyqësore. • Lideri i qeverisë u shpreh se kjo është një lëvizje shqetësuese e cila dëmton Republikën e Shqipërisë, duke theksuar se gjykatësit as me njëri-tjetrin nuk flasin përpara se të marrin një vendim, sepse e kanë të ndaluar. • Duke u ndalur tek Gjykata Kushtetuese, ai tha se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, përveçse vetë anëtarët e tij. • Ai deklaroi se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo mund t’i diktojë Kuvendit se si të votojë. • Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë kufijtë kushtetues të veprimit të Kuvendit, por vendimmarrja politike mbetet përgjegjësi e ligjvënësve. • Rama foli edhe për pagat e magjistratëve duke theksuar se qeveria ka rritur në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave të vendit, pagën e magjistratëve. • Kryeministri e cilësoi “lajthitje” kërkesën që pagat e magjistratëve të rriten sa herë rriten pagat e tjera. • Pas kësaj, ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se SPAK dhe GJKKO janë dy sukseset e saj, pavarësisht problematikat që kanë. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se KLP dhe KLGJ kanë falimentuar, çështjet e të cilëve sipas tij, kanë mbetur për vite me radhë në procese gjyqësore. • Seanca plenare u shoqëruar me tensione dhe përplasje nga ana e opozitës me kryeministrin Edi Rama. • Rama ironizoi opozitën, duke thënë se të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet "amanet mushkat, se kuajt ikën", ndërsa e cilësoi protestën kundër qeverisë si një formë demokracie. 

8 artikuj për këtë temë.

29 MINUTA ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për pagat e magjistratëve, tha se është e pabesueshme që përfaqësues të një pushteti të pavarur heqin dorë nga kompetencat e tyre për shkak të përplasjes me një pushtet tjetër.  Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka kompetencën të konstatojë shkeljet e Kushtetutës, por jo t’i përcaktojë Kuvendit formulën që duhet të miratojë.

Ai shtoi se kompetenca e Gjykatës Kushtetuese, si një organ gjyqësor dhe jo politik, nuk duhet të ndërhyjë në sferën e ligjvënësit kushtetues, i cili ka kompetencën ekskluzive për të krijuar norma të reja kushtetuese. Kjo duke theksuar se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të kontrollojë ligjet, të konstatojë shkelje të Kushtetutës dhe të shfuqizojë dispozita, por nuk mund t’i diktojë Kuvendit formulën konkrete që duhet të miratojë.

Edi Rama: Është e pabesueshme se si përfaqësues të një pushteti të pavarur, thjesht dhe vetëm për inat të palës tjetër, dorëzojnë me këtë kollajllëk pushtetin e tyre te një pushtet tjetër. Dhe kjo nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me atë çfarë flasim sot për pagat e gjyqtarëve. Kjo ka lidhje me ekuilibrin e pushteteve të pavarura në një republikë parlamentare. Dua të kthehem te një debat që kemi pasur këtu, lidhur me një kolege, Olta Xhaçkën, për rastin e së cilës kam sjellë me vete disa fjalë të Komisionit të Venecias, se besoj që janë shumë të sakta për të udhëhequr arsyen tonë si përfaqësues të një pushteti të pavarur, të gjithë së bashku.

Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese, si një organ gjyqësor dhe jo politik, nuk duhet të ndërhyjë në sferën e ligjvënësit kushtetues, i cili ka kompetencën ekskluzive për të krijuar norma të reja kushtetuese. Kufiri ndërmjet interpretimit të një norme ekzistuese dhe krijimit të një norme të re nuk është gjithmonë i lehtë për t’u përcaktuar, por duhet shmangur perceptimi i një gouvernement des juges, pra i një qeverisjeje të gjyqtarëve. Kompetenca për të krijuar norma të reja kushtetuese i përket pushtetit ligjvënës, ndërsa Gjykatës Kushtetuese i përket kompetenca për të interpretuar në mënyrë autoritative normat. Me fjalë shumë të thjeshta, Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo mund ta ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë: ‘Topi është imi. Penalltinë do ta gjuaj unë’.

Gjykata Kushtetuese, si një pushtet tjetër i pavarur, është e pavarur prej nesh këtu si pushtet ligjvënës dhe është e pavarur prej nesh si pushtet ekzekutiv, për të na treguar se kur e ngremë dorën gabim. Por, nëse ne ngremë dorën gabim dhe Gjykata Kushtetuese na thotë: ‘Me këtë ngritje dore u shkel kjo normë, prandaj kjo normë rrëzohet’, Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i thotë kurrë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, një pushteti të pavarur si ai i Kuvendit se si duhet ta ngrejë dorën. Kjo nuk ndodh. ‘Dhe tani ngrije dorën për tekstin që ta kam shkruar unë, për formulën që kam zgjedhur unë dhe për shumën që kam vendosur unë’, Gjykata Kushtetuese nuk ia thotë dot Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe këtu ka deputetë që kanë shumë vite në këtë Kuvend. Sot ka një veçori, sepse sot këtu në sallë janë 84 vota që janë të nevojshme për të miratuar këtë normë. Por, nëse nuk do të jeni hipokritë, do të duhet ta pranoni që, nëse nuk do të ishin këto 84 vota, do të ishte tërësisht e pamundur që të arrihej në një rezultat bazuar mbi një urdhër specifik të një pushteti tjetër. Gjykata Kushtetuese mund ta shfuqizojë një taksë që diskriminon në mënyrë antikushtetuese një kategori qytetarësh. Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendosë ama normën e taksës, se sa duhet të jetë.

Mund të rrëzojë një dispozitë pensioni që cenon barazinë apo sigurinë juridike, por kurrë nuk mund të hartojë vetë skemën e pensioneve dhe të përcaktojë se sa lekë do të marrë ky pensionist apo ky pensionist tjetër. Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë një dispozitë penale të paqartë, por nuk mund të shkruajë vetë veprën e re penale dhe masën e dënimit. Këto janë zgjedhje që kërkojnë ligj, debat publik, vlerësim financiar dhe votë parlamentare. Dhe rasti që solla e bën Venecian të na kujtojë se deputeti është i paurdhërueshëm individualisht dhe Kuvendi mund të votojë dhe duhet të votojë çështjet që ndodhen brenda kompetencës së tij. Tani të vijmë te pagat e magjistratëve, se këtu çfarë nuk dëgjova! Pikësëpari, a kishte të drejtë Gjykata Kushtetuese të kontrollonte formulën e miratuar nga Kuvendi? Absolutisht po. Të konstatonte një papajtueshmëri të caktuar, sipas saj? Patjetër po. Të shfuqizonte dispozitat përkatëse dhe të kërkonte miratimin e ndryshimeve? Askush nuk e diskuton. Por, nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese nuk u thotë dot ligjvënësve se si duhet të jetë zgjidhja, sipas asaj norme brenda së cilës ata duhet të lëvizin./Dosja.al

39 MINUTA ME PARE

“Jep llogari para popullit”/ Rama replikon me Bardhin: Sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në zgjedhje

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Një përplasje ka ndodhur gjatës seancë plenare në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Kjo përplasje erdhi për arbitrazhin me Francesco Becchettin.

Bardhi kundërshtoi deklaratën e Ramës se biznesmeni nuk ka marrë para nga shteti shqiptar dhe i kërkoi llogari edhe për pagat e magjistratëve. Ai shtoi se kryeministri po shkel vazhdimisht vendimet e Kushtetueses dhe për këtë duhet t’i jap një përgjigje popullit shqiptar.

Në lidhje me këtë, kryeministri deklaroi se Becchetti ka marrë zero lekë nga shteti dhe iu përgjigj Bardhit me ironi. Kjo duke thënë se opozita do ta marrë “ballit” nga shqiptarët në zgjedhje.

Gazment Bardhi: Mendova që edhe sot do ishe thjesht kryeministër karton, por mirë që e more tre minuta fjalën që të justifikosh që nuk të ka kthyer Taulanti thjesht në karton që vjen në Kuvend sa herë i duhet vota këtyre. Së dyti, subjekti në fjalë ka zero interes për ne si opozitë. Ajo që ti këtu deklaron përpara shqiptarëve dhe Kuvendit ka shumë rëndësi. Fillimisht the që s’ka vendim arbitrazhi. Doli që kishte vendim arbitrazhi. Fillimisht the që subjekti në fjalë ka marrë zero lekë nga buxheti i shtetit. Pas 30 sekondash, ‘ato që i ka marrë nga Albcontrol-i’, a thua se ato nuk janë të shqiptarëve dhe të buxhetit të shtetit, ‘do t’i kthejë kokërr më kokërr’. Pra, do të thotë që kthehet një gjë që është marrë, se në qoftë se nuk është marrë, nuk ka çfarë kthen.

Por do bëje mirë që t’i përgjigjeshe akuzës së kolegut, jo për këtë çështje, se këtë çështje ke 10 vjet që na thua ‘do t’i ndodhë një gjë atij, se ai po hetohet’. E kemi dëgjuar këtë përrallë dhjetëra herë këtu në seancë plenare. Sot mendova që do merrje fjalën dhe do na shpjegoje pse po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pse ke futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Mendova se do na shpjegoje pse i ke dhënë Roni Yeffet 34 milionë euro dhe thua ‘nuk kam lekë për t’i paguar pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve’. Mendova se kishe ardhur të shpjegoje këtë.

Po për t’u marrë me subjektin në fjalë, ke nja 14 vite deri tani. S’ia ke dalë, për fatin e keq të Shqipërisë, se ato lekë nuk janë të tuat, edhe pse veprimet janë të papërgjegjshme, të tuat personale dhe të rrethit tënd të ngushtë, siç thotë vendimi i arbitrazhit. Por ato lekë janë të shqiptarëve dhe unë ndiej keqardhje që ai zotëria, për papërgjegjshmëri të qeverisë që ti drejton, i merr paratë qytetarëve të varfër shqiptarë, në vend që t’i çojmë për rritje pensionesh e për rritje rrogash për qytetarët shqiptarë e për ndihmë më të lartë ekonomike për familjet e varfra dhe që s’kanë bukë të hanë çdo ditë.

Por se çfarë marrëdhënie ke ti me të, herë miqësi, herë pastaj ta prishi, herë do ta fusësh në burg, herë e kërkon drejtësia, për momentin ai ka marrë lekët e shqiptarëve për shkak të papërgjegjshmërisë tënde, e përsëris, i ka futur në xhep. Do kthehen? S’dimë a do kthehen apo jo, se nga ‘s’ka marrë’ te ‘do kthehen’ është një hapësirë shumë e madhe. Por, meqë ke ardhur në seancë, përgjigju pse shkel në mënyrë të vazhdueshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë? Për këtë do duhet t’i jepni llogari Parlamentit.

Edi Rama: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Ndërkohë që unë jam këtu prezent me zërin tim, e dëgjuan të gjithë, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë zero lekë. Nuk thashë, sepse nuk ka ndodhur, se po të ndodhte kjo do ishte në librat e llogarive të shtetit shqiptar, që ai ka marrë dhe do t’ia marrim mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë zero lekë. Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit.

Pikërisht sepse, ndryshe nga çfarë mendoi ai që u kthye në heroin e këtyre këtu, që nuk lënë pleh pa e kthyer në hero për të sulmuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë. Ndërkohë që sot, pikërisht pse çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe zero lekë ka marrë, zero lekë do të merren. Kjo është e vërteta.

Për sa u përket pastaj 34 milionëve e 450 milionëve, e 70 milionëve, e 80 milionëve, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat: rrokanisje pa fund kokës së shqiptarëve dhe, në fund, ballit nga shqiptarët sa vijnë zgjedhjet. Dhe përsëri shqiptarët ballit, sa vijnë zgjedhjet, do t’ju japin për të gjitha këto që bëni. Sepse sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta.

Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do flas, patjetër që do flas, dhe do flas kur dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Po do flas, këtu jam për të folur. Po dëgjoj njëherë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik të Parlamentit dhe pastaj do them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë./Dosja.al

48 MINUTA ME PARE

"Protestat ndaj qeverisë janë demokraci"/ Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Seanca plenaret e zhvilluar deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me tensione dhe përplasje nga ana e opozitës me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama ironizoi opozitën, duke thënë se të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet "amanet mushkat, se kuajt ikën".

Më tej, kreu i PS-së e cilësoi protestën kundër qeverisë si një formë demokracie. 

Edi Rama: Do të doja që dikush t’ia përcillte fjalën time Tabakut, meqë nuk është, sepse foli me pasion për protestën, dhe t’i thotë që të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër teje quhet demokraci, kurse të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën"./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka rritur në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave të vendit, pagën e magjistratëve. Duke folur në Kuvend, kryeministri e cilësoi “lajthitje” kërkesën që pagat e magjistratëve të rriten sa herë rriten pagat e tjera.

Ai tha se sipas kësaj logjike, i bie që Shqipëria të ndërtojë të vetmin sistem që ka parë historia e botës, ku gjykatësit janë mbi të. Nga ana tjetër, ai theksoi se për arsyen se pushteti legjislativ është një pushtet i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka një përcaktim që e paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet.

Kjo sepse Kushtetuta dhe të gjitha kushtetutat demokratike kanë parasysh tensionin që krijohet mes pushteteve, duke shtuar se për këtë arsye garantojnë që gjykatësit dhe prokurorët të mund të veprojnë lirisht, pa u kërcënuar nga një hakmarrje e një pushteti tjetër politik, i cili mund t’i vërë nën presion me uljen e pagës.

Edi Rama: Kemi rritur pagën e magjistratëve në një mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave tona, me vullnet të plotë dhe me arsyetimin që një reformë rrënjësore në drejtësi dhe nevoja për të vendosur në barrikadën e një drejtësie të re një grup magjistratësh të motivuar e bënte atë edhe të domosdoshme. Dhe kështu ne kemi prishur piramidën e pagave. Pra, nëse piramida e pagave është kjo, si në çdo shtet, ne i ngritëm gjykatësit këtu. Tani, me cilën logjikë ju kërkoni, dhe kushdo tjetër kërkon, që sa herë të rritet paga këtu, duhet të rritet edhe këtu?

Pra, sipas kësaj logjike, i bie që në të gjitha gjeneratat e mëpastajme ne do të ndërtojmë të vetmen republikë, të vetmen mbretëri, të vetmen perandori, të vetmin sistem që ka parë historia e botës, ku gjykatësit janë mbi të. Ky është një akt papërgjegjshmërie. Tani, të thuash që ‘atë do ta tregojë e nesërmja’, të thuash që ‘mua më ulet paga pse nuk më rritet’, ndërkohë që unë jam në nivelin këtu, mbi piramidën, si magjistrat, dhe të thuash që ‘sa herë t’u rritet të tjerëve, do të më rritet edhe mua, sepse cenohet cilësia ime e jetës’, është lajthitje në objekt.

Nga ana tjetër, pikërisht për arsyen se pushteti legjislativ është një pushtet i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka një përcaktim që e ka edhe Kushtetuta jonë: paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet. Është specifike. Nuk thotë Kushtetuta ‘nuk mund të ulësh pagën e kujtdo qoftë tjetër’. Thotë: ‘Paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet’. Pse? Sepse Kushtetuta dhe të gjitha kushtetutat demokratike kanë parasysh pikërisht tensionin që krijohet mes pushteteve për ato arsye që u përmendën këtu. Dhe për këtë arsye garantojnë që gjykatësit dhe prokurorët të mund të veprojnë lirisht, pa u kërcënuar nga një hakmarrje e një pushteti tjetër politik, i cili mund t’i vërë nën presion me uljen e pagës. Po a jemi ne në kushtet e uljes së pagës? Të thuash që është ulje page e fshehtë thjesht fakti që atyre u rritet kaq, të tjerëve u rritet kaq, ndërkohë që ata vazhdojnë lart, më duket se është e paarsyeshme./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim, jo të na diktosh si ta ngremë!

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo mund t’i diktojë Kuvendit se si të votojë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se veprimet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të Financave dhe Thesarit tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë kufijtë mes pushteteve.

Duke folur për përplasjet lidhur me pagat e magjistratëve, Rama tha se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë kufijtë kushtetues të veprimit të Kuvendit, por vendimmarrja politike mbetet përgjegjësi e ligjvënësve. Më tej, ai shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash, duke shtuar se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.

Në fund, ai tha se Kuvendi ka përgjegjësi që ta forcojë dinamikën e ndarjes së pushteteve, por ka edhe përgjegjësinë që të tregoj se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri. Lideri i qeverisë, theksoi se Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura, ku ata janë reciprokisht të pavarura dhe të ndërthurura.

Edi Rama: Ne nuk vëmë në diskutim që do të respektojmë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ne e kuptojmë dhe Gjykata Kushtetuese këtë diskrecion ia lë Kuvendit. Madje, Gjykata Kushtetuese përcakton edhe kornizën e mundësive që janë në dispozicion në këtë pikë. Por unë mendoj që Kuvendi i tëri do t’i japë Gjykatës një mesazh shumë të qartë: me këtë rast, detyra juaj është që të mos lejoni që ne ta ngremë dorën gabim, por detyra jonë është t’ju themi që ju nuk na e thoni dot kurrë se si ne ta ngremë dorën. Nëse këto të dyja ngatërrohen, ne kemi një problem shumë të madh, i cili nesër mund të bëhet shumë më i madh. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj sfide, asnjë lloj lufte të asnjë natyre me sistemin e drejtësisë, asnjë lloj presioni, absolutisht asgjë të tillë.

Se po ju kujtoj edhe diçka tjetër, nëse i shkojmë fillit të logjikës së atyre që e paraqitën këtë si një tentativë për presion, Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash. SPAK nuk ka kërkuar rritje pagash, as ka çuar listëpagesën përveçse sipas formulës së vjetër. Kështu që kjo bie si logjikë, edhe sikur po e marr për një moment të mirëqenë, që s’është. Këtu është një çështje shtetbërjeje europiane.

Ne kemi hyrë në një fazë të re. Ne qartësisht e kemi një pushtet të ri të pavarur në këtë qytet dhe pikërisht pse është një pushtet i ri i pavarur, po shohim gjëra që janë të paimagjinueshme në një demokraci të konsoliduar: me hetues që shkojnë në Ministrinë e Financave, me prokurorë që shkojnë në dyert e Thesarit, me gjykatës që kërcënojnë zyrtarët e Thesarit. Pra, jemi në kushtet e një trupe e cila po shijon pavarësinë e vet. Këtë duam ne? Këtë duam? Këtë doni ju? Unë nuk besoj se këtë duam ne.

Unë besoj që ne kemi përgjegjësi që ta forcojmë këtë dinamikë të ndarjes së pushteteve, por kemi njëkohësisht përgjegjësi që të tregojmë se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri pushtet. Kushtetuta nuk flet për dy autoritete dhe një pushtet të pavarur. Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura. Janë reciprokisht të pavarura dhe reciprokisht të ndërthurura./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi, pavarësisht problematikat që kanë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se KLP dhe KLGJ kanë falimentuar, çështjet e të cilëve sipas tij, kanë mbetur për vite me radhë në procese gjyqësore.

Sipas tij, kjo është një arsyeje që Kuvendi të reflektojë mbi reformën në drejtësi.  

Edi Rama: Nëse reforma në drejtësi ka shumë arsye për të qenë të inkurajuar, dhe për t’ju sqaruar të gjithëve, nga ana ime unë dy suksese shoh në reformën në drejtësi: SPAK-un dhe GJKKO-në, me të gjitha problematikat që kanë. Dy suksese.

Por, nëse ka një faliment, janë ato dy këshilla atje. Dhe nëse ka një arsye për t’u shqetësuar Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi. Dhe jo mbi atë pjesë të reformës që është bërë lajtmotivi kryesor përditë e përditë: ‘Burg, burg, burg, burg, burg!’, por mbi atë pjesë të reformës që është lajtmotivi i jetës së atyre dhjetëra mijëra njerëzve që janë kthyer në dosje të mbuluara me pluhur./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Kush është ai pushtet që i vendos afat Kuvendit?"/ Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, ndërsa foli për krizën me pagat e drejtësisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se kurrë një Gjykatë Kushtetuese nuk i thotë dot një ligjvënësi të bëj siç don ajo. 

Për sa i përket shkeljes së afatit, kryeministri tha se nuk mund t'i vihen Kuvendit afate. Më tej, lideri i qeverisë tha se askush nuk mund t’i thotë askush Kuvendit, përveçse vetë anëtarët e tij, se kur do të mblidhet dhe se për çfarë do të mblidhet.

Edi Rama: Dhe kjo tjetra: ‘Respekto vendimin e Gjykatës Kushtetuese’. Respekto vendimin e Gjykatës? Patjetër, patjetër! Por ama, kurrë një Gjykatë Kushtetuese nuk i thotë dot një ligjvënësi: ‘Çoje ti dorën kështu, se e vendosa unë’. Dhe fatmirësisht, në këtë rast nuk e ka thënë. Ka lënë diskrecion të plotë. Për sa i përket shkeljes së afatit, nuk i vihen Kuvendit afate. Është një tjetër nonsens.

Nuk mund t’i thotë askush Kuvendit, përveçse vetë anëtarët e tij, se kur do të mblidhet dhe se për çfarë do të mblidhet. Këtu bëhen katër orë debate për rendin e ditës. Si del një pushtet tjetër atje dhe thotë: ‘Do të mblidheni ju deri në datën 31’? Se po nuk u mblodhët deri në datën 31, në datën 1 ne do të mësyjmë dyert e Thesarit. Si është kjo?/Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama për pagat e magjistratëve: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

 "Protestat ndaj qeverisë janë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një lëvizje të koordinuar mes shoqatave të gjyqtarëve dhe trupës gjyqësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, lideri i qeverisë u shpreh se kjo është një lëvizje shqetësuese e cila dëmton Republikën e Shqipërisë.

Ai theksoi se gjykatësit as me njëri-tjetrin nuk flasin përpara se të marrin një vendim, sepse e kanë të ndaluar. Kjo duke shtuar se sipas tij, ky është një organizim shqetësues dhe nuk janë zhvillime që e ndihmojnë përparimin e vendit. 

Edi Rama: Vijmë te pika tjetër. Të thuash pastaj që kishte një afat... Ndaj e thanë disa këtu që shkelja e atij afati mbart përgjegjësi të caktuar për këdo qoftë që duhet ta mbajë atë përgjegjësi, dhe hajde ta mbajmë. Por të thuash që në atë datë lindi befas një pushtet tjetër, i cili përcaktoi atë që në fakt mund ta përcaktojë vetëm ligji, dhe nga ana tjetër të shohësh një ndërveprim shoqatash me trupën gjyqësore të Shqipërisë, të shohësh lëvizje të koordinuara...

Në dijeninë time, gjykatësit as me njëri-tjetrin nuk flasin përpara se të marrin një vendim, sepse e kanë të ndaluar, as me njëri-tjetrin. Brenda një trupe diskutojnë, por nuk ia thonë tjetrit se si do ta vendosin në fund. Ndërkohë, të shohësh këtë organizim është jashtëzakonisht shqetësuese dhe unë mendoj që të gjithë deputetët këtu, pavarësisht se cilës palë i përkasin, nuk do ta marrin këtë me kaq lehtësi, sepse jeta vazhdon dhe të gjitha zhvillimet në këtë drejtim janë zhvillime që e dëmtojnë Republikën e Shqipërisë, nuk janë zhvillime që e ndihmojnë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit