Reperi britanik, Sway, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ndërsa lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij i afërt, Kream, përmes një postimi në Instagram. Sway, emri i vërtetë i të cilit ishte Derek Andrew Safo, ishte një prej figurave të rëndësishme të skenës britanike të rap-it. Ai u bë i njohur për këngën “Level Up”, e cila në vitin 2012 u rendit në mesin e dhjetë këngëve më të dëgjuara në Britani. Miku i tij, Kream, e përshkroi Sway-n si një mik të afërt, legjendë të rap-it britanik.
Ai tregoi se gjatë muajve të fundit kishin komunikuar rreth problemeve shëndetësore dhe kishin mbështetur njëri-tjetrin, veçanërisht në rolin e tyre si baballarë. Sway la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Sipas Kream, ai kishte komunikuar me ta përmes një video pak kohë para vdekjes. Karriera e Sway-t shënoi disa momente të rëndësishme. Në vitin 2005, u bë artisti i parë pa kontratë me një shtëpi diskografike që fitoi çmimin MOBO për artistin më të mirë hip-hop.