Dekreti për ligjin e pagave të magjistratëve/ Bardhi sulmon Begajn: Asnjë surprizë nga roja e Kuvendit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...

Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Serenights Festival”, një aktivitet që për katër net me radhë do ta kthejë qytetin në një skenë të hapur të muzikës dhe serenatave.
Nata e parë, e zhvilluar në Bashtën e Themistokli Gërmenjit, ka bërë bashkë zëra të rinj dhe artistë të njohur, në një mbrëmje ku tradita korçare është ndërthurur me emocionet e interpretuesve. Organizatorët dhe artistët e shohin këtë festival si një mundësi për të ruajtur dhe përcjellë serenatën brez pas brezi.

Me sloganin “Korça këndon, Serenata bashkon”, festivali synon të mbajë gjallë një prej traditave më të veçanta të qytetit, duke afruar në të njëjtën skenë breza të ndryshëm artistësh.
Këtë vit, organizatorët kanë zgjedhur që mbrëmjen e parë t’ua kushtojnë zërave të rinj, duke përcjellë mesazhin se serenata është një trashëgimi që vazhdon të jetojë dhe të përcillet nga brezi në brez.
“Natën e parë e kemi çelur në ‘Bashta Themistokli’, siç e njohin korçarët. E kemi nisur me zërat e rinj, për të dhënë dhe një mesazh që Korça trashëgon atë që ka në gen. Kështu që jam e lumtur, publikun e shikoj që është i kënaqur, e këndojnë të gjithë së bashku. Jemi munduar që të përzgjedhim zërat më të bukur të qytetit, me një bandë goxha të mirë. Besoj që kjo natë ka treguar edhe njëherë që serenata jeton në çdo brez, këndohet dhe nuk do të shuhet kurrë”,-tha organizatorja Blerta Belliu.
Në skenën e mbrëmjes së parë janë ngjitur artistë të rinj dhe emra të njohur të muzikës, të cilët kanë sjellë një repertor të përzgjedhur për publikun korçar. Mes tyre, edhe këngëtarja e re Xhorxhia Xhixho, e cila prej nëntë vitesh interpreton këngë serenatash. Për të, pjesëmarrja në një aktivitet të tillë është një emocion i veçantë, por edhe një përgjegjësi për të ruajtur autenticitetin e muzikës korçare.
“Me shumë emocione, sepse t'i këndosh këngës korçare, t'i këndosh Korçës, është një emocion i jashtëzakonshëm, i cili nuk ka përshkrim për ta treguar këtë gjë, kështu që është jashtëzakonisht emocion i madh”,-u shpreh artistja.
Pjesëmarrja e artistëve të rinj është një prej elementeve që i jep këtij festivali një rëndësi të veçantë për vazhdimësinë e traditës muzikore të qytetit. Për këngëtarin Saimir Poda, i cili merr pjesë për herë të parë në “Serenights Festival”, kjo mbrëmje është një mundësi për t’u prezantuar para publikut, por edhe për të përcjellë mesazhin se serenata mbetet pjesë e pandashme e identitetit korçar. Ai e përshkruan këtë muzikë si një përjetim emocional, që ndërthur harmoninë, dashurinë, mallëngjimin dhe kujtimet.
“Për mua është hera e parë që marr pjesë në 'Serenights Festival', në këtë mbrëmje magjike me të gjithë artistët e rinj dhe artistët ‘VIP’, artistët e moshuar të qytetit tonë. Jam shumë i kënaqur, e ndiej veten shumë të vlerësuar për pjesëmarrjen”,-tha Proda.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje është edhe Stelio Tollkuçi, 18-vjeçari që ka përfunduar studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço” dhe tashmë do të vijojë studimet për kanto në Universitetin e Arteve. Për të, interpretimi i këngëve korçare është një mënyrë për të qenë pranë kulturës dhe historisë së qytetit, ndërsa përvoja në këtë festival e ka bërë të përjetojë emocione të veçanta.

Përveç zërave të rinj, në skenën e “Serenights Festival” janë ngjitur edhe artistë me një histori të gjatë në muzikë, duke rikthyer në vëmendje lidhjen e veçantë që kanë krijuar ndër vite me serenatën korçare. Mes tyre është edhe këngëtari i njohur nga Tirana, Arben Duro, i cili tregon se lidhja e tij me Korçën dhe muzikën e saj ka nisur që në periudhën kur kryente shërbimin ushtarak, përmes miqësive me artistë të këtij qyteti. Ai shprehet se Korça mbetet një qytet i veçantë për të dhe se synon të rikthehet më shpesh për të interpretuar për publikun vendas.

Në skenën e mbrëmjes së parë kanë interpretuar gjithashtu Rubin Kaso dhe Besmir Shani, ndërsa performancat janë shoqëruar nga një bandë instrumentistësh, me tingujt e saksofonit, trompës, trombonit, violinës, kitarës elektrike, pianos dhe baterisë.
Përmes këtij formati, “Serenights Festival” synon të sjellë një ndërthurje mes traditës dhe interpretimit bashkëkohor, pa humbur karakterin e këngës korçare.

Aktiviteti do të vijojë edhe në tri mbrëmjet e ardhshme, duke u zhvendosur në disa prej pikave më të njohura të qytetit. Në 18 shtator, koncerti do të mbahet në Sheshin e Mitropolisë, në 19 shtator në Pazarin e Vjetër, ndërsa nata përmbyllëse do të zhvillohet në 20 shtator, në Rrugicën e Mitropolisë.
Katër net muzikë, artistë të brezave të ndryshëm dhe serenata që vijojnë të këndohen së bashku, në një festival që synon të dëshmojë se kjo traditë mbetet pjesë e gjallë e identitetit të Korçës./CNA
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Korça rikthehet në festën e teatrit dhe të komedisë. Edici...
Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të a...
Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurov...
Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vi...
NGA KURANI PER ATA QE FLASIN NE EMER TE KURANIT Profeti M...
Fotografia nudo përfaqëson një formë arti që eksploron tru...
Atyre u ishte premtuar se ishin të sigurt. Në reklamat e ...
Besimtarët orthodoksë po përgatiten për një nga festat më ...
Poezia e Lasgush Poradecit është kthyer në tinguj. Në qyte...
Emocione, duartrokitje dhe mall për publikun pogradecar...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lirohen 25 protestuesit e shoqëruar dje në komisariatet e ...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mën...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Se...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...