18 Shtator 2026, 09:58
Nga E.d
Foto ilustruse
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një kohë kur lufta gati pesëvjeçare në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë po rëndojnë mbi vendin. Këto janë zgjedhjet e para parlamentare qëkurse Moska e nisi pushtimin e vendit fqinj më 2022.
Votuesit në rajonin e Paqësorit, Kamçatka, që ndodhet nëntë zona kohore përpara Moskës, nisën procesin e votimit më 18 shtator, i cili do të zgjasë deri më 20 shtator. Rezultatet zyrtare për përbërjen e re të dhomës së ulët të Parlamentit, me 450 vende, priten kah 22 shtatori.
Rusia e Bashkuar, partia e lidhur me Kremlinin që mbizotëron Dumën, si dhe parlamentet dhe qeveritë rajonale në mbarë vendin, pritet ta ruajë ose të rrisë shumicën e saj.
Qëkurse presidenti Vladimir Putin erdhi në pushtet më shumë se çerek shekulli më parë, Kremlini ka shtypur gjithnjë e më shumë zërat kundërshtarë, ka margjinalizuar kundërshtarët politikë dhe ka manipuluar zgjedhjet, duke lënë pak hapësirë për befasi.
Ndërkohë, e vetmja parti politike e njohur që kundërshtonte luftën nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje disa javë para votimit.
Mes frikës së Kremlinit nga apatia dhe zhgënjimi, Putin, i cili shpesh e akuzon Perëndimin se synon ta dobësojë ose shkatërrojë Rusinë, u bëri thirrje rusëve të votojnë, duke i cilësuar zgjedhjet si tregues të mbështetjes për luftën.
Sipas vlerësimeve perëndimore, më shumë se 1.5 milionë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në konflikt.
“Zgjedhja dhe vullneti juaj do të tregojnë edhe një herë se miliona njerëz qëndrojnë pas trupave tona, se jemi një popull i bashkuar nga vlerat e përbashkëta, kujtesa historike dhe dashuria për atdheun, dhe askush nuk do të arrijë të na përçajë apo frikësojë, ose ta minojë sovranitetin apo sistemin tonë politiko-shoqëror”, tha Putin në një fjalim të publikuar më 16 shtator.
Autoritetet ruse pushtuese kanë ngritur qendra votimi në pjesët e kontrolluara nga Rusia të pesë rajoneve ukrainase, të cilat Moska i ka shpallur territor rus. Kievi e ka dënuar këtë përpjekje.
Derisa nuk priten ndryshime dramatike në përbërjen e Dumës, Kremlini – dhe organi i fuqishëm i politikëbërjes së brendshme, i njohur si Administrata Presidenciale – pritet t’i vëzhgojë rezultatet për të kuptuar shenjat e gjendjes shpirtërore qytetarëve të vendit.
Megjithëse është e vështirë të zhvillosh sondazhe të opinionit në Rusi, për shkak të politikave shtypëse që kanë kriminalizuar mospajtimin ose kundërshtimin e luftës, disa sondazhe kanë treguar rënie të popullaritetit të Putinit, si dhe të Rusisë së Bashkuar.
Vetë Putin fitoi zgjedhjet në vitin 2024, në një votim që në masë të madhe u konsiderua si i paracaktuar dhe u shoqërua me prova për mashtrime.
Një numër në rritje i rusëve kanë humbur durimin me luftën, e cila është më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet totale të Rusisë tejkalojnë ato që vendi pësoi në të gjitha luftërat që Moska ka zhvilluar që nga viti 1945.
Humbjet e Ukrainës janë më të ulëta në total, por gjithsesi jashtëzakonisht të larta.
Komandantët ushtarakë kanë paraqitur vazhdimisht një tablo optimiste për mënyrën se si po performojnë trupat ruse në fushëbetejë, ndërsa Kremlini ka sugjeruar vazhdimisht se fitorja është e sigurt
Rusët janë gjithashtu të shqetësuar për mundësinë e një mobilizimi tjetër, të ngjashëm me atë që Putin urdhëroi në shtator të vitit 2022. Kjo përpjekje, që përfshiu mobilizimin e 300.000 burrave, kryesisht rezervistë, tronditi shoqërinë ruse dhe çoi në largimin e qindra mijëra njerëzve nga vendi.
Ndërkohë, ekonomia ka pësuar një ngadalësim të ndjeshëm pas muajsh rritjeje të vrullshme, të nxitur nga shpenzimet qeveritare për gjëra të lidhura me luftën, si pagat e ushtarëve, kompensimet për vdekjet dhe investimet në armatime dhe armë.
Banka Qendrore ka hasur vështirësi në frenimin e inflacionit, i cili është shumë mbi pritshmëritë.
Një fushatë e gjerë ukrainase me dronë dhe raketa ka shkaktuar mungesa karburanti në gjithë vendin dhe ka penguar funksionimin e shitësve më të mëdhenj online në vend.
Opozita ruse, e përçarë dhe e goditur rëndë, u ka bërë thirrje njerëzve të votojnë për cilindo kandidat që shpreh qëndrim kundër luftës.
Megjithatë, partia liberale më e njohur e vendit, Jabloko, nuk u lejua të paraqiste kandidatë në zgjedhjet për Dumën për shkak të një çështjeje teknike. Jabloko kishte përfshirë një platformë kundër luftës në fushatën e saj dhe disa sondazhe kishin treguar një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të./REL
rusia ukraina zgjedhje
Bota
18 Shtator 2026, 07:42
E.d
Pamje
SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Bota
18 Shtator 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...
Bota
18 Shtator 2026, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Huawei po përballet me një kërkesë që po tejkalon kapacitetet e saj të prodhimit për pajisjet e inteligje...
Bota
18 Shtator 2026, 07:15
E.d
Afroditi Latinopoulou
BRUKSEL- Parlamenti Europian votoi më 15 shtator 2026 për të hequr imunitetin e eurodeputetes greke dhe kryetares s&e...
Bota
17 Shtator 2026, 22:45
G.M
Foto ilustruese
TURQI- Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për raportet mbi arrestime dhe ndalime masive të personave LGBTI+ dhe...
Bota
17 Shtator 2026, 22:31
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.
Në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dy t&e...
Bota
17 Shtator 2026, 21:26
G.M
Forcat ukrainase kanë krijuar një vijë mbrojtëse, në rajonin e Donjeckut.
Diku nga fundi i majit, teksa pushtimi në shkall&eu...
Bota
17 Shtator 2026, 20:54
G.M
Donald Trump
POLONI- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se është bërë përparim i rëndësishëm drejt kriji...
Bota
17 Shtator 2026, 18:51
G.M
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme hibride me dronë dhe raketa ndaj...
Bota
17 Shtator 2026, 16:19
G.M
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk ë...