Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Më bërë luftëtar e qëndrestar!” Si poezia imagjinare me nënën u bë ngushëlluese për Jakup Krasniqin në qelinë e Hagës

Shkruar nga Newsbomb
“Më bërë luftëtar e qëndrestar!” Si poezia
Jakup Krasniqi

25 vite burg dha Gjykata e Hagës për Jakup Krasniqin dy ditë më parë, e më zemërthyerit nga kjo natyrisht qenë familja e tij, që prej 6 vitesh e prisnin të kthehej në shtëpi nga paraburgimi. E gjatë kohës së qëndrimit atje, një poezi e shkruar në formën e një bisede imagjinare me nënën, duket të jetë bërë ngushëllim për çlirimtarin e Kosovës.

Ka qenë vajza e tij e madhe Gresa Krasniqi e cila një një intervistë me gazetaren Kristi Gongo në Top Channel ka bërë publike këtë poezi. Mes vargjesh të shkruara me dorë Krasniqi i kërkon së ëmës të mos shqetësohet për të, teksa i rrëfen vështirësitë që po kalon. Ndërsa ai gjen mënyrën për t’i dhënë kurajë vetes për atë që po kalon përmes “përgjigjes” së nënës së tij në poezi.

“Kërkoj nga Ti fare të mos të shqetësohesh
Sa shumë furtuna të vështira kam kaluar
Se Ti O NËNË më bëre luftëtar e qëndresëtar” shkruan ndër të tjera Krasniqi

Teksa më tej imagjion nënën duke i dhënë zemër: “Me zemër Nëne të uroj fitore n'këtë përballje”. 

Poezia e plotë:

Nëna ime!

Kërkoj nga Ti fare të mos të shqetësohesh
Sa shumë furtuna të vështira kam kaluar
Se Ti O NËNË me bëre luftëtar e qëndresëtar
Ty të përkulem për këtë edukim fisnik
Që nuk me la asnjëherë me u koritë
Para asnjë vështirësie s'u përkula n'jetë
Kjo e “demokracisë“ s'ka asgjë të vërtetë
Se ato të tjerat që i kalova në “burgje“ e “llafë“
Këtë e kapërcej me lehtësi e duke u buzëqeshë
Se ty të pata Nënë bujareshë, trimëreshë e Sokolëshë
Vet me mësove me kulqedra mu ndeshë
Dhe për fitore sublime me ra edhe fli!

Biri jem!

Jeta e çdo njeriu kundo është një ndeshje
Varet nga edukimi që njeriu merr me vete
Në jetën tënde shumë herët u sprovove
Të gjithë vështirësitë me nder i kalove
Sa herë që me armiqtë e egër u përballe
Me zemër Nëne të uroj fitore n'këtë përballje
Që të kthehesh sa më parë në Republikën tënde
Për ta mbyllur me krenari veprën që e bëre!

Hagë, maj 2021

“Më bërë luftëtar e qëndrestar!” Si poezia
Poezia e shkruar nga Jakup Krasniqi © credits Top Channel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese