Live Updates /

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e rrogës së presidentit! PD: Puç kushtetues

*Pas seancës maratonë, socialistët miratuan me 84 vota projektligjin për rritjen e pagës së gjyqtarëve me 8400 lekë, ose sa 2% e pagës së presidentit. Demokratët votuan kundër përveç deputetit Leskaj i cili abstenoi. Ata e konsideruan këtë projektligj si “puç kushtetues”. *I pranishëm gjatë votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të caktojë se kur mblidhet Kuvendi dhe bëri me dije se po bëhet gati një ligj i ri për pagat nën konsultim me Këshillin e Evropës. *Ai pati edhe replika me demokratët dhe deputetët e tjerë opozitarë sa i takon protestës. Pavarësisht qëndresës së qytetarëve prej 110 ditësh, Rama e konsideroi këtë si detaj që tregon demokracinë në vend.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas seancës maratonë, socialistët miratuan me 84 vota projektligjin për rritjen e pagës së gjyqtarëve me 8400 lekë, ose sa 2% e pagës së presidentit. Demokratët votuan kundër përveç deputetit Leskaj i cili abstenoi. Ata e konsideruan këtë projektligj si “puç kushtetues”. *I pranishëm gjatë votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të caktojë se kur mblidhet Kuvendi dhe bëri me dije se po bëhet gati një ligj i ri për pagat nën konsultim me Këshillin e Evropës. *Ai pati edhe replika me demokratët dhe deputetët e tjerë opozitarë sa i takon protestës. Pavarësisht qëndresës së qytetarëve prej 110 ditësh, Rama e konsideroi këtë si detaj që tregon demokracinë në vend.

4 Postime
26 MINUTA ME PARE

Si u votua për pagat e gjyqtarëve, Berisha mungoi, deputeti i PD ‘del nga rreshti’

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e

Pas seancës maratonë të nisur nga ora 10:00 e së enjtes që vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, socialistët miratuan me 84 vota pro projektligjin për rritjen e pagës referuese me rreth 8500 lekë ose thënë ndryshe sa 2% e pagës së presidentit Bajram Begaj.

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e

I pranishëm gjatë votimit ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa mungonte kryedemokrati Sali Berisha. Nga demokratët plot 24 deputetë votuan kundër, ndërsa tërhoqi vëmendjen fakti që deputeti i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj abstenoi. Versus.al

53 MINUTA ME PARE

“Sillesh me arrogancë nuk dëgjon protestuesit”, Rama-Tabakut: Juve ju kanë përzënë se kush ju afrohet humb

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e

Gjatë pranisë së tij në seancë plenare ku votoi për projektligjin e pagave të gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama pati një replikë me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit i kujtoi Ramës se prej 110 ditësh zhvillohen protesta poshtë zyrës së tij duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Rama nga ana tjetër tha se fakti që po protestohet tregon se Shqipëria është vend demokratik, ndërsa i kujtoi Tabakut 21 janarin. Më tej tha se opozita ishte përzënë nga protesta sepse kudo që shkon sjell humbje.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Kërkon guxim shumë të madh kur t’i kesh protestuesit 110 ditë poshtë zyrës dhe të thuash se na përzënë ne. Provo dil njëherë se kanë dalë këta të tutë dhe i kanë marrë zvarrë. Në vend që t’i marrësh si këmbanë alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh me të njëjtën arrogancë që i ka detyruar qytetarët të dalin në shesh. Sot ka një thirrje: Rama jepe dorëheqjen, dëgjoje meqë the se e dëgjon turmën dhe zbato kërkesat e tyre.

Rama: Zonja Tabaku ju nuk ishit kur unë bëra replikën për gjithë përsëritjet tuaja me trupin që drithërohej për 100 ditë protesta. Dua t’ju përsëris edhe kështu në sy, kur qytetarët protestojnë poshtë dritares quhet demokraci dhe kur e bëjnë pa u hyrë gjemb në këmbë quhet krenari dhe aq më tepër në atë bulevard ku janë vrarë e janë plagosur. Kur qytetarët që protestojnë i thonë opozitës dhe juve personalisht: largohu, atëherë është një sëmundje ngjitëse që ajo protestë nuk e do dhe nuk kanë faj se ju jeni sëmundje ngjitëser e humbjes kronike, kush ju afrohet humb humb humb. Versus.al

1 ORE ME PARE

PS miraton pr/ligjin për pagat e gjyqtarëve, Rama: Do bëjmë ligj të ri! Kushtetuesja s’mund të thotë ‘topi është i imi’

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e

Në orët e para të mëngjesit socialistët miratuan me 84 vota formulën e re për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë fund afatit të vendosur për caktimin e pagës referuese.

Sipas këtij projektligji të miratuar, magjistratët do të kenë një rritje të pagës referuese me 8500 lekë, ndërsa KLGJ e KLP kishin kërkuar një rritje nëntë herë më të lartë, rreth 80 mijë lekë.

Ndërsa opozita e konsideroi këtë votim të qeverisë “puç kushtetues”, kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka nisur punën për një ligj të ri për të ribalancuar pagat. Sipas tij, rritja e pagave të gjyqtarëve ka prishur ekuilibrat me pjesën tjetër të administratës publike, ndërsa kundërshtoi kërkesën që pagat e prokurorëve e gjyqtarëve të rriten automatikisht kur rriten pagat e punonjësve të tjerë.

“Ne nuk mund të shkojmë në një konflikt pushtetesh dhe ne jemi të gatshëm, jo të gatshëm, por jemi tërësisht të angazhuar që të bëjmë një ligj të ri. Ka një sërë mënyrash për ta bërë, por kjo historia që sa herë rritet një pagë në Republikë, duhet rritur një pagë atje, duhet të marrë fund. Kjo është absurde.

Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo mund ta ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë: ‘Topi është imi. Penalltinë do ta gjuaj unë’. Të thuash që në atë datë lindi befas një pushtet tjetër, i cili përcaktoi atë që në fakt mund ta përcaktojë vetëm ligji, dhe nga ana tjetër të shohësh një ndërveprim shoqatash me trupën gjyqësore të Shqipërisë, të shohësh lëvizje të koordinuara, të shohësh këtë organizim është jashtëzakonisht shqetësuese. Të gjitha zhvillimet në këtë drejtim janë zhvillime që e dëmtojnë Republikën e Shqipërisë, nuk janë zhvillime që e ndihmojnë”- tha Rama. Versus.al

11 ORE ME PARE

Kuvendi shqyrton pr.ligjin për pagat e magjistratëve, i pranishëm në seancë dhe Rama

PS miraton me 84 vota pr/ligjin, pagat e gjyqtarëve rriten sa 2% e

Projektligji për pagat e magjistratëve ka sjellë debate në Kuvend, me opozitën që ka kundërshtuar draftin e propozuar nga Partia Socialiste.

Nisma e mazhorancës parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese për magjistratët. Ndërkohë, magjistratët kanë kërkuar një rritje rreth nëntë herë më të lartë, kërkesë e cila, sipas të dhënave të paraqitura në Kuvend, është miratuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka kundërshtuar projektligjin, duke e cilësuar atë një “puç kushtetues”. Bardhi deklaroi se opozita do të votojë kundër nismës.

Opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit dhe zhvillimin e konsultimeve të mëtejshme me institucionet e drejtësisë.

Kërkesa u hodh në votim, por u rrëzua nga Kuvendi me 79 vota kundër./Versus.al

Poll