OVL-UÇK sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Protesta do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nga OVL-UÇK kanë bërë të ditur se ajo do të jetë paqësore.
Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës.
“Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona. Kemi çka me tregu boll, fytyrat i kemi të ndershme, s’kemi nevojë fare të vendosim maska në protestë”, deklaroi Syla.
OVL-UÇK kundërshton aktgjykimin e shpallur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.
Syla deklaroi se, sipas organizatës, me këtë vendim është tentuar të bëhet një baraspeshë ndërmjet luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve të viteve 1998-1999.
“Dje u dënua lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, ishte rezistenca e popullit tonë përallë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje”, tha Syla.
Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar gjithashtu krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme përmes së cilës synojnë të kundërshtojnë aktgjykimin deri në përfundimin e procesit të apelit.
Sipas Sylës, në këtë nismë synohet përfshirja e institucioneve të Kosovës, partive parlamentare, shoqërisë civile, Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, si dhe mërgatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi i UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit: Ai nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë atë periudhë
Gazetarja tregon detaje nga gjyqi për liderët e UÇK-së: Avokati i Thaçit optimist
Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
Jakup Krasniqi mesazh nga Haga: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij procesi
Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska
- 12:04 Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
- 11:49 I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore
- 11:47 Pagat e magjistratëve, Rama fton drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në tryezë pune
- 11:46 Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Çështja nuk lidhet vetëm me pagat, prek rolin e Kushtetueses
- 11:42 Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)
- 11:09 Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE