
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights Festival” ka sjellë edhe prezantimin e sipërmarrjeve që përfaqësojnë Korçën dhe traditën e saj.
Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe kompania “Agro Invest Korça”, e cila prej 32 vitesh operon në tregun shqiptar dhe atë të huaj, në fushën e përpunimit të peshkut, mishit dhe frutave-perimeve.

Themeluesi i kompanisë, Spiro Fuqi, shprehet se pjesëmarrja në këtë festival është një privilegj, ndërsa thekson se përmes produkteve të saj synon të promovojë emrin dhe traditën kulinare të Korçës.
“Në radhë të parë ju falënderoj. Është kënaqësi për neve dhe privilegj që përfaqësojmë këtë event sot, aq të bukur, aq të kërkuar nga publiku. Ne jemi Agro Invest Korça, një kompani prodhuese e cila trajton përpunimin e peshkut, të mishit dhe të frutave-perimeve. Kompania ka 32 vite që operon në tregun shqiptar dhe atë të huaj, dhe vetë unë kam 32 vite kimist në profesion. Ajo që morëm përsipër është që në emër të Korçës ka qëllim edhe vendosjen e emrit të kompanisë Agro Invest Korça se kur flitet për ushqimin social, edhe brenda vendit, por edhe jashtë vendit, Korça zë vendin kryesor në drejtim të ushqimit social”,-tha Fuqi.
Përfaqësuesit e kompanisë bëjnë me dije se produktet e prezantuara mbështeten te tradita e vjetër e Korçës dhe Pogradecit, ndërsa synimi është ruajtja e shijeve karakteristike përmes një procesi të veçantë përpunimi. Sipas themeluesit Spiro Fuqi, prodhimet janë pa konservantë të shtuar, ndërsa kompania po përgatit edhe një linjë të re, të cilën e ka emërtuar “Kuzhina pa sobë”. Kjo nismë synon t’u ofrojë familjeve ushqime të gatshme, duke përfshirë gatime tradicionale dhe supa të ndryshme.

“Paketat janë unike, është një prodhim elitar që rrjedh duke marrë traditën e vjetër të Korçës dhe të Pogradecit. Prodhimet janë organike, pa asnjë lloj konservanti. Vetë unë kam realizuar konservantin biologjik. Dhe së afërmi, në tregun shqiptar ne do të nxjerrim ‘Kuzhinën pa sobë’, që amvisat ose familjet e veçanta të mos kenë nevojë të gatuajnë, por kompania po merr përsipër të gatuajë edhe ushqime të tjera si fasule, pastërma, fasule gjellë, supa të ndryshme”,-theksoi ai.
Një tjetër risi që kompania po zhvillon është edhe prodhimi i ushqimeve energjike, të cilat, sipas themeluesit, janë konceptuar për femra dhe meshkuj. Spiro Fuqi tregon se projekti është pjesë e ambicies së tij për të zgjeruar më tej aktivitetin e kompanisë dhe për të sjellë produkte të reja në treg, duke e lidhur këtë zhvillim me promovimin e emrit të Korçës.
“Tani kemi realizuar atë që është më e veçanta, është se janë realizuar edhe energjikët për femrat dhe për meshkujt, me 2700 kalori në 930 gramë. Është një realizim perfekt, është prodhim organik, pa asnjë lloj efekti anësor, i cili ka dhënë rezultatet e veta. Projekti vazhdon, ambicia ime personale është me faza. Themi që të bëjmë më të mirën dhe pse jo për Korçën! Gjithçka bëhet për Korçën”,-u shpreh Fuqi.
Pjesëmarrja e “Agro Invest Korça” në natën e parë të “Serenights Festival” i është bashkuar atmosferës së krijuar nga artistët dhe publiku, duke sjellë në vëmendje edhe sipërmarrjet që promovojnë produktet dhe traditën e qytetit. Festivali do të vijojë për tri net të tjera, në hapësira të ndryshme të Korçës, me synimin për të bashkuar muzikën, kulturën dhe vlerat që e bëjnë qytetin të veçantë./CNA
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ç...
Kreu i PD-së Sali Berisha në emisionin Opionin me Blendi F...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisio...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion me ...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë nisur fjalimet...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet, pas padisë së bërë ...
Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet h...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në ...
Arbitrazhi i Emergjencës ka vendosur të pezullojë zgjidhje...
Bordi i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ) ka shprehur...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur sot në Kuvend...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi në foltoren e Kuvendit...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një tjetër reagim në li...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit pa...
Kompania “Rozafa” krahas pikës më të re që hapi në Fier di...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lirohen 25 protestuesit e shoqëruar dje në komisariatet e ...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mën...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Se...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...