web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Athinë/ Përmbyset makina, viktima 3 të rinj shqiptarë

18 Shtator 2026, 10:09, Kronika CNA

Aksident i rëndë në Athinë/ Përmbyset makina, viktima 3

Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mëngjesit të së premtes në Glyfada të Athinës.

Sipas mediave greke, një makinë që transportonte pesë persona të moshës 18-26 vjeç, doli nga rruga, goditi mbajtëset anësore dhe më pas u përmbys në mesin e rrugës “Kalypsous”.

Mësohet se mes tyre, tre të rinj shqiptarë humbën jetën.

Tetë zjarrfikës me tri automjete arritën në vendngjarje.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga departamenti kompetent hetimor i Policisë Rrugore.





Lajmet e fundit nga