Mali i Zi rrit pagat nga janari, minimalja arrin deri në 1,400 euro

18 Shtator 2026 | 10:35

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka njoftuar se nga janari do të ketë rritje të ndjeshme të pagat në sektorin publik dhe atë privat. Sipas tij, ngritja do të bëhet përmes programit të ri qeveritar “EURO MODEL”.

Paga minimale neto për punonjësit në pozitat që kërkojnë arsim fillor ose më të ulët do të jetë 1,000 euro nga 600 që është aktualisht.

Për të punësuarit me arsim të mesëm, rroga më e ulëtdo të arrijë në 1,250 euro nga 600 që është aktualisht. Për vendet e punës me arsim të lartë, ajo do të jetë 1,400 euro nga 800 që është aktualisht.

Spajiç paralajmëroi rritje të ndjeshme edhe për pagat që aktualisht janë mbi nivelin minimal. Ai dha shembullin e një punëdhënësi që ndan 1,980 euro për një rrogë neto prej 1,600 eurosh. Sipas tij, nga janari, me të njëjtën kosto për punëdhënësin, punonjësi do të marrë 1,870 euro.

Spajiç tha se kjo pagë mund të kalojë edhe 2,000 euro nëse partnerët socialë e pranojnë kërkesën e Qeverisë. Propozimi parasheh që rritja e vlerës llogaritëse të koeficientit të zbatohet njësoj në sektorin publik dhe privat.

Kryeministri malazez njoftoi gjithashtu se do të ulet barra tatimore mbi punën. Kjo masë, sipas tij, synon t’i mbështesë punëdhënësit.

Nga viti 2027, pensionet pritet të harmonizohen 4 herë në vit. Pensioni mesatar në prill do të rritet në mbi 600 euro, ndërsa pensioni minimal do të kalojë 500 euro. Spajiç bëri të ditur se në dhjetor çdo pensionist do të marrë edhe nga 100 euro shtesë për dimër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet një bandë në Greqi, përdorte AI për të klonuar zërat e të afërmve për të marrë para

Një organizatë kriminale që përdorte mjete të Inteligjencës Artificiale për të klonuar zërat e të afërmve, me qëllim që mashtrimet telefonike të dukeshin më bindëse,...
10:30 | 18/09/2026

Italia do të dërgojë anije luftarake për të mbrojtur transportin detar në ngushticën Bab al-Mandeb

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka deklaruar se Italia do të vendosë anije luftarake për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve të saj...
10:20 | 18/09/2026

Shkak sulmet ruse në Ukrainë, pezullohen fluturimet në dy aeroporte në Poloni

Forcat e armatosura polake u vunë në gatishmëri të lartë pas sulmeve të reja ajrore ruse kundër Ukrainës, me autoritetet që aktivizuan masa për të...
09:59 | 18/09/2026