Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

18 Shtator 2026 | 10:33

Presidenti i Republikës nxorri sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, pasi kishte dhënë më parë pëlqimin për hyrjen në fuqi të tij menjëherë.

Presidenti i Republikës dha pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë bazuar në kërkesën e Kuvendit, i cili argumentonte nevojën dhe urgjencën për hyrjen në fuqi menjëherë me faktin se shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte bllokuar dhënien e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që nga data 1 gusht 2026 e në vazhdim.

Pa hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thesari i Shtetit nuk mund të çlirojë pagesat për magjistratët.

Qëllimi i Kuvendit ishte që të mundësonte pagesat e Thesarit të Shtetit për gjyqtarët dhe prokurorët që në datën 18 shtator 2026 për pagat e bllokuara që nga data 1 gusht 2026 dhe për ato vijuese. Hyrja në fuqi e ligjit sipas procedurave të zakonshme do ta vononte këtë proces nga 15 deri në 35 ditë. Dhënia e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrjen e ligjit në fuqi menjëherë është prerogativë dhe instrument kushtetues, i cili justifikohet nga nevoja dhe urgjenca e rrethanave të rastit.

Argumentet dhe kundërargumentet kushtetuese lidhur me masën e pagës mund të debatohen edhe në instanca të tjera kompetente, por zhbllokimi në rrugë të ligjshme i vetë pagës mund të bëhet vetëm duke futur në fuqi ligjin e ri.

Hyrja e ligjit në fuqi menjëherë kërkon që Presidenti i Republikës të veprojë menjëherë.

Për Presidentin e Republikës, dhënia e pëlqimit në këtë rast i shërben mbrojtjes së një nevoje akute, me lidhje të drejpërdrejtë me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, që është garantimi i standardit të jetesës dhe i qëndrueshmërisë së të ardhurave për të gjithë magjistratët e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

Një automjet është përfshirë në një aksident këtë të premte. Mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi...
10:04 | 18/09/2026

Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje droge, arrestohet një person në Malësinë e Madhe

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi një lokal i përshtatur për lojëra...
09:17 | 18/09/2026

Debatet pas mesnatës, miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve

Seanca plenare e së enjtes në Kuvend i mbylli punimet rreth orës 01:50 ku i miratuan një sërë projektligjesh ku pati diskutime dhe debate. Në...
08:45 | 18/09/2026