18 Shtator 2026, 10:24
Nga E.d
Foto ilustruse
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet që lidhen me disa platforma të mediave sociale. Nisma synon të ndalojë aksesin në platforma si Facebook, TikTok dhe Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç.
"Ajo për të cilën tashmë kemi konsensus është se duhet të ketë një moshë minimale kur fëmijët mund t'u bashkohen mediave sociale”, tha von der Leyen, duke kërkuar "kufizime të përshtatshme për moshën”.
Masa vjen pas propozimeve të ngjashme të paraqitura në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Turqi dhe në disa vende evropiane, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin që mediat sociale mund të kenë në shëndetin mendor të fëmijëve.
"Sot, fëmijët tanë po ndërveprojnë me disa nga teknologjitë më të sofistikuara që janë krijuar ndonjëherë, dhe ato nuk janë projektuar duke pasur në qendër mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp.
Reforma e propozuar për Ligjin Evropian për Mbrojtjen e Fëmijëve "do të vendosë kufij të qartë në botën digjitale, ashtu siç bëjmë çdo ditë në botën reale”, shtoi ajo.
A bien ligjet evropiane në kundërshtim me njëri-tjetrin?
Organizata jofitimprurëse CCIA Europe, e cila përfaqëson kompani të mëdha teknologjike në Evropë, ndër të cilat edhe Google dhe Meta, paralajmëroi për rreziqe të mundshme ndaj privatësisë që mund të lindin nga ky propozim dhe vuri në dukje se ai mund të bierë në kundërshtim me kërkesat e ligjeve të tjera të Bashkimit Evropian.
"Mbledhja në një shkallë të tillë e të dhënave për moshën, dokumenteve të identitetit dhe informacioneve lidhur me fëmijët dhe prindërit ose kujdestarët e tyre do të krijonte pa dyshim një objektiv tërheqës për kriminelët kibernetikë”, tha drejtori i CCIA Europe, Daniel Friedlaender.
"Ligji për Fëmijët krijon mbivendosje ligjore dhe dublikim të rregulloreve, gjë që në fund dobëson mbrojtjen e fëmijëve dhe të konsumatorëve”, shtoi ai.
Më shumë kontroll nga prindërit dhe rregulla më të rrepta
Propozimi i Ursula von der Leyen do t'u japë prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç. Nisma do të diskutohet gjatë muajve të ardhshëm nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, përpara se të mund të shndërrohet në ligj.
Llogaritë në rrjetet sociale, shërbimet e videove, videolojërat online dhe chatbot-et të destinuara për përdorues nën moshën 18 vjeç do t'u nënshtrohen një sërë rregullash më të rrepta.
Këto përfshijnëndalimin e funksioneve që konsiderohen krijuese të varësisë, si lëvizja e pafundme e përmbajtjes (infinite scrolling) dhe fillimi automatik i videove (autoplay). Propozimi gjithashtu synon të kufizojë rekomandimet e drejtuara nga algoritmet, profilizimin e personalizuar, mekanizmat e angazhimit të bazuar në shpërblime dhe kontaktet e padëshiruara nga persona të panjohur.
Një tjetër kërkesë e Parlamentit Evropian është që platformat të detyrohen të zbatojnë dizajne dhe algoritme të sigurta për fëmijët, si edhe të ofrojnë mjete të thjeshta për kontrollin prindëror.
Përveç kësaj, kompanitë e mëdha të teknologjisë do të duhet të forcojnë sistemet e verifikimit të moshës për këdo që dëshiron të hapë një llogari. Kompanitë që nuk respektojnë këto rregulla mund të përballen me gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore globale. Ato gjithashtu do të detyrohen të investojnë më shumë burime në mbikëqyrjen dhe moderimin e përmbajtjeve./DW
ursula von der leyen fëmijët platforma sociale
Bota
18 Shtator 2026, 10:05
E.d
Hendrik Wüst dhe Friedrich Merz
Në fillim të kësaj jave, kancelari Friedrich Merz (CDU) ndodhej në Rovaniemi, n&e...
Bota
18 Shtator 2026, 10:01
E.d
Foto ilustruse
Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë...
Bota
18 Shtator 2026, 09:58
E.d
Foto ilustruse
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një ...
Bota
18 Shtator 2026, 07:42
E.d
Pamje
SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Bota
18 Shtator 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...
Bota
18 Shtator 2026, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Huawei po përballet me një kërkesë që po tejkalon kapacitetet e saj të prodhimit për pajisjet e inteligje...
Bota
18 Shtator 2026, 07:15
E.d
Afroditi Latinopoulou
BRUKSEL- Parlamenti Europian votoi më 15 shtator 2026 për të hequr imunitetin e eurodeputetes greke dhe kryetares s&e...
Bota
17 Shtator 2026, 22:45
G.M
Foto ilustruese
TURQI- Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për raportet mbi arrestime dhe ndalime masive të personave LGBTI+ dhe...
Bota
17 Shtator 2026, 22:31
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.
Në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dy t&e...
Bota
17 Shtator 2026, 21:26
G.M
Forcat ukrainase kanë krijuar një vijë mbrojtëse, në rajonin e Donjeckut.
Diku nga fundi i majit, teksa pushtimi në shkall&eu...