Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ SPAK merr në pyetje përgjegjësen e Thesarit, ja çfarë dimë deri tani

10:20, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej orës 09:00 përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Peti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me procedimin penal që ka regjistruar SPAK, për kallëzimin e mgjistratëve për bllokimin e pagave të tyre.

Burime pranë SPAK thanë se Peti mund të japë deklarime si person në dijeni, por edhe të dorëzojë materiale, shkresa dhe prova që kanë të bëjnë me çështjen në fjalë

Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.

Në rrugë informale mësohet se nuk përjashtohet mundësia që Peto të ketë sjellë dokumentacionin me pretendimet përkatëse të Thesarit për shkaqet pse nuk kanë ekzekutuar miratimin e listpagesave të magjistratëve, pagat e prapambetura të muajti gusht por dhe dietat, raporton gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj. 

Procedimi penal

SPAK regjisroi procedimin penal me nr 100 ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie Gentian Kërri, dhe drejtuesve të thesarit për shpërdorim detyre dhe pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, mbi një kallëzim penal të mbi 20 drejtuesve të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur që pagat të mos lëvrohen teksa deri tani janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, KLP dhe KLGJ, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat dhe listëpagesat e anulluara të Ministrisë së Financave.

Votimi

Ndërkohë në orët e vona të natës maxhoranca miratoi e vetme pr/ligjin për statusin e gjyqtarit i cili parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë sa 0.02% e pagës së Presidenti. Një rritje qesharake, disa herë më pak se paga baza referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin që kishte përcaktuar Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese.

Pr/ligji i cili u hodh për votim në orët e vona të natës kaloi me 84 vota pro të maxhorancës, ndërsa 24 deputetë të PD votuan kundër. Po kështu qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, të cilat do të shlyhen me këste brenda dy viteve.

Kuvendi miratoi formulën e re për pagat e magjistratëve, por përplasja mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë vijon tashmë në rrugë gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco