
Vetëm pak orë pasi socialistët e miratuan projektligjin e pagave të gjyqtarëve me 84 vota pro, presidenti Bajram Begaj e dekretoi pasi kishte dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë.
Kjo nevojë ishte argumentuar edhe nga Kuvendi me faktin se shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte bllokuar dhënien e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që nga data 1 gusht 2026 e në vazhdim.
Pa hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thesari i Shtetit nuk mund të çlirojë pagesat për magjistratët. Versus.al


