By Pass i Elbasanit/ ‘Karakaçi në rrugën e Ballukut’, Himci: S’dihet kur do përfundojë, tenderat po vidhen

10:25, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Blendi Himçi ngre shqetësimin për by passin e Elbasanit, që sipas tij po rëndon taksapaguesit shqiptare me shifra tejet të larta, në atë që mund të cilësohen si një nga shumë rrugë të florinjta të vendit tonë.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti demokrat tregon se 1 km rrugë e këtij by passi do kushtojë 14.6 milionë euro, një shidër shumë e lartë krahasuar me ndërtimin e rrugëve në Evropë.

Sipas tij, njëjtë sikurse paraardhësja e tij, edhe Enea Karakaçi po vijon me rrugën e Belinda Ballukut, ndërsa tenderat vijojnë të vidhen, sa kohë që punimet nuk janë në ritmet e duhura apo edhe kostot financiare që rëndojnë buxhetin.

240 milionë euro që tregon Karakaçi, janë për 12.5 km rrugë që lidh Elbasanin me Korridorn 8. Për çdo 1 km do të kushtojë 14.6 mln euro, rrugë e florinjtë, e  gjithë autostrata është tenderuar për 170 mln euro, përfshirë edhe tunelin.

Ajo që çudit është se nuk ka një manual ku është bazuar. Rrugët në Europë shkojnë nga 3-6 mln euro, në varësi të shtetit për ndërtimin e një rruge me 4 korsi.

Ajo që të shqetëson është se vazhdon si paraadhësja e tij, Belinda Balluku, e cila vendos për tenderat e çmimet, ndërsa Karakaçi vijon të jetë jo ministër fuqiplotë por drejtor i Belindës para se të marrësh postin.

Kur asgjëson operatorët e tjerë, është tenderuar vetëm një lot. BY PASS do ndërtohet në 3 faza, S’dihet kur do përfundojë ky by pass, as nuk dinë nga do t’i gjejnë paratë, ajo që na shqetëson është se kalvari i zonës juglindore, s’ka një zgjidhje provizore. Ne vazhdojmë me tenderime në faza maksimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco