Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë, Vuçiç: Planifikojmë të paktën edhe tri të tjera

18 Shtator 2026 | 11:05

Serbia ka hapur një fabrikë të re për montimin e dronëve të projektuar në Izrael, në kuadër të bashkëpunimit të saj me industrinë izraelite të mbrojtjes.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë në inaugurimin e impiantit, i cili pritet të punësojë rreth 100 persona dhe të prodhojë pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë, si edhe për ushtritë e vendeve të tjera.

Fabrika është ngritur në bashkëpunim me kompaninë izraelite Elbit Systems dhe kompaninë shtetërore serbe të industrisë së mbrojtjes Yugoimport SDPR. Vuçiç kishte njoftuar më herët se Serbia synonte prodhimin e dronëve luftarakë në bashkëpunim me Izraelin.

Presidenti serb deklaroi se planet e bashkëpunimit me partnerët izraelitë janë më të gjera dhe se pritet hapja e të paktën tri fabrikave të tjera në territorin e Serbisë.

Autoritetet nuk dhanë shumë detaje mbi procesin e prodhimit. Sipas Vuçiçit, gazetarët nuk u ftuan të vizitonin impiantin për shkak të konfidencialitetit të prodhimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jakup Krasniqi mesazh nga Haga: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij procesi

Mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj dënimit me 25 vite burg nga Gjykata Speciale, duke paralajmëruar apelimin e...
11:01 | 18/09/2026

Mali i Zi rrit pagat nga janari, minimalja arrin deri në 1,400 euro

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka njoftuar se nga janari do të ketë rritje të ndjeshme të pagat në sektorin publik dhe atë...
10:32 | 18/09/2026

Goditet një bandë në Greqi, përdorte AI për të klonuar zërat e të afërmve për të marrë para

Një organizatë kriminale që përdorte mjete të Inteligjencës Artificiale për të klonuar zërat e të afërmve, me qëllim që mashtrimet telefonike të dukeshin më bindëse,...
10:30 | 18/09/2026