Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale

18 Shtator 2026 | 11:00

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se rekomandimet e Këshillit të Evropës po shërbejnë si një nga bazat e punës për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus kriteret e paraburgimit dhe forcimin e alternativave ndaj arrestit në burg.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin po integrohen në procesin e rishikimit të Kodit të Procedurës Penale.

Gogu i bëri komentet gjatë një tryeze të fokusuar te masat e sigurimit, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas ministrit, bashkëpunimi me Këshillin e Evropës ka kaluar nga faza e rekomandimeve drejt reflektimit të tyre në procesin e reformës ligjore.

“Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale”, tha Gogu.

Në kuadër të këtij procesi, sipas tij, po shqyrtohen kriteret për vendosjen e paraburgimit, arsyetimi i individualizuar i masës së sigurimit, shqyrtimi efektiv i masave më pak kufizuese, aksesi në materialet mbi të cilat mbështetet kërkesa për masën e sigurimit, si dhe forcimi i alternativave ndaj arrestit në burg.

Gogu theksoi se reforma duhet të ruajë ekuilibrin mes efektivitetit të drejtësisë penale dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor dhe lirisë së individit.

“Kapaciteti i shtetit për të hetuar dhe ndjekur penalisht duhet të mbetet i fortë. Por po aq të forta duhet të jenë garancitë e procesit të rregullt dhe mbrojtja e lirisë së personit. Njëra nuk fitohet duke dobësuar tjetrën”, u shpreh ministri.

Krahas ndryshimeve në kuadrin ligjor, Ministria e Drejtësisë po punon edhe për rikthimin në funksion të sistemit të mbikëqyrjes elektronike, i cili synon t’u japë gjykatave një mundësi reale për zbatimin e masave alternative ndaj arrestit në burg.

Sipas Gogut, është siguruar financimi i nevojshëm për vitin 2027 dhe objektivi është që sistemi të jetë operacional në mars 2027.

“Një alternativë që shteti nuk e ofron realisht, nuk është alternativë. Kjo është përgjegjësi e ekzekutivit, jo e gjykatës”, deklaroi Gogu.

Sistemi i ri parashikohet të mbështetet nga personel i trajnuar dhe protokolle të përcaktuara për reagimin dhe raportimin pranë gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë kuadër, parashikohet edhe forcimi i kapaciteteve të Shërbimit të Provës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Presidenti i Republikës nxorri sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve...
10:33 | 18/09/2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

Një automjet është përfshirë në një aksident këtë të premte. Mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi...
10:04 | 18/09/2026

Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje droge, arrestohet një person në Malësinë e Madhe

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi një lokal i përshtatur për lojëra...
09:17 | 18/09/2026