Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE
Qeveria australiane i është përgjigjur sugjerimit të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, se edhe Australia dhe Zelanda e Re mund të ftohen të bëhen “anëtare të asociuara” të Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i qeverisë australiane në një deklaratë për Euronews theksoi se marrëdhënia e vendit me BE-në “nuk ka qenë kurrë më e fortë apo më të rëndësishme”, por tha se Canberra po përqendrohet te përfundimi i marrëveshjes tregtare BE-Australi.
“Kjo marrëveshje që vjen një herë në brez u jep fermerëve, eksportuesve, prodhuesve dhe bizneseve tona akses në 27 vendet e BE-së dhe te 450 milionë konsumatorë”, tha zëdhënësi.
“Australia është një vend tregtar dhe, në një kohë pasigurie globale, thellimi i partneriteteve tona tregtare ka kuptim ekonomik”, shtoi ai.
Ky qëndrim vjen pas lajmit se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i hapi derën Kanadasë për t’u bërë anëtare e asociuar e BE-së, gjatë fjalimit të saj të rëndësishëm për gjendjen e Bashkimit Evropian në Strasburg të mërkurën.
Instituti Amerikan i Paqes kërkon bllokimin e gdhendjes së emrit të Trump në fasadën e selisë së tij
Venezuela zhbllokon faqet e lajmeve të censuruara gjatë administratës së Maduro-s
Italia do të dërgojë anije luftarake për të mbrojtur transportin detar në ngushticën Bab al-Mandeb
- 11:05 Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë, Vuçiç: Planifikojmë të paktën edhe tri të tjera
- 11:01 Jakup Krasniqi mesazh nga Haga: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij procesi
- 11:00 Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale
- 10:50 Instituti Amerikan i Paqes kërkon bllokimin e gdhendjes së emrit të Trump në fasadën e selisë së tij
- 10:42 Venezuela zhbllokon faqet e lajmeve të censuruara gjatë administratës së Maduro-s
- 10:39 Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska