Gati gjysma e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, e dyta në Europë
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...

Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, pas breshërit që goditi zonën rreth dy-tri javë më parë.
Specat, spinaqi dhe kultura të tjera janë dëmtuar, ndërsa një pjesë e prodhimit ka mbetur e pashitshme, pasi tregtarët nuk e tërheqin për shkak të cilësisë së dëmtuar.

Për fermerët, dëmi nuk lidhet vetëm me humbjen e prodhimit, por edhe me pamundësinë për të rikuperuar shpenzimet e kryera gjatë gjithë sezonit bujqësor. Ata thonë se në shumë parcela dëmtimet janë të konsiderueshme, ndërsa kërkojnë mbështetje nga shteti për të përballuar situatën.
Një prej fermerëve të prekur është Taulant Dine, i cili thotë se breshëri ka dëmtuar rreth 60 për qind të prodhimit të specave në parcelat e tij. Sipas tij, pas breshërit, bimët janë prekur edhe nga vrugu, duke e rënduar më tej situatën. Dine tregon se një pjesë e prodhimit nuk mund të shitet as me çmime shumë të ulëta, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për pleh organik.

“Para 2-3 javësh ra një breshër natën dhe i ka dëmtuar specat. Këto tani nuk i merr asnjë tregtar. Këto brenda janë të kalbura, nuk i merr asnjë as me 100 lekë të vjetër. Si puna ime kështu ka shumë në fshat. Unë kam 2 parcela, rreth 3 dynym dhe dëmi shkon deri në 3 milionë lekë të vjetër. Pas breshërit i kapi edhe një sëmundje tjetër, vrugu. Ja ku është parcela, na iku dëm i gjithë mundi i një behari. Gati 60% e ka dëmtuar. Do ta lëmë ta bëjmë pleh për mot për tokën”,-tregon Dine.
Përveç dëmeve në prodhim, fermerët ngrenë shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe kostot e larta të bujqësisë. Dine thotë se familja e tij siguron të ardhurat vetëm nga puna në tokë dhe kërkon që institucionet të evidentojnë dëmet dhe të ofrojnë ndihmë për fermerët e prekur.
Të njëjtën situatë përshkruan edhe fermeri Florenc Kumani, i cili thotë se dëmet kanë prekur disa kultura bujqësore, mes tyre specat dhe spinaqin. Sipas tij, vetëm humbjet në spinaq arrijnë në disa milionë lekë të vjetër, ndërsa prodhimi i dëmtuar shitet me çmime shumë më të ulëta se ai i padëmtuar.

“Në prodhimet tona ra breshëri dhe goditi piperkën, spinaqin, çdo gjë. Unë personalisht pata shumë dëm. Mos them në vlerë leku, vetëm në spinaq humba 6-7 milionë lekë të vjetër. Në speca nuk kam filluar të shes se nuk e tërheq tregu. Breshëri goditi zonën e Biranjit, Vashtëmi, Melçan, Lumalas. Nuk e heq tregu sepse e ka bërë piperkën me pika edhe domaten. Tregu nuk e tërheq se fshatrat e tjera e kanë më të mirë se nuk i goditi”,-shprehet fermeri.
Për të mos e humbur të gjithë prodhimin, fermerët po përpiqen ta shesin atë me çmime nën kosto, ndërsa një pjesë e perimeve përfundon e papërdorshme. Kumani thotë se edhe spinaqin, i cili ka pasur kërkesë në treg, po detyrohet ta shesë me çmim shumë më të ulët.
Edhe fermeri Lendi Dine tregon se prodhimi i specave në parcelat e tij është dëmtuar ndjeshëm dhe se tregtarët refuzojnë ta blejnë. Ai thotë se ka rreth pesë dynym të mbjella me speca dhe se humbjet financiare janë të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë përballimin e shpenzimeve dhe mbajtjen e familjes.

“Janë dëmtuar piperkat, janë bërë me pulla. Breshëri e dëmtoi goxha edhe spinaqin. Dëmtimi është i madh, nuk merret nga tregtarët. Kam 5 dynym të mbjellë me piperkë, patate nga të gjitha llojet. Po s'e shitëm dot edhe do ta hedhim, do ta shohim. Është shumë e vështirë. Të jetë i dëmtuar prodhimi nuk e merr asnjë, s’ka për çfarë ta dojë. Vijnë tregtarët, e shikojnë, thonë: ‘Nuk më bën punë’. Kam humbur rreth 7 milionë lekë të vjetër”,-tha Dine.
Fermerët e Biranjit thonë se dëmet e këtij sezoni janë ndër më të mëdhatë që kanë përjetuar, ndërsa pasojat e breshërit po ndihen jo vetëm në parcelat e dëmtuara, por edhe në të ardhurat e familjeve që jetojnë nga bujqësia.

Me një pjesë të prodhimit të mbetur në tokë dhe me çmime shitjeje që nuk mbulojnë kostot, ata shprehen se po përpiqen të shpëtojnë çfarë mund të shpëtohet nga puna e një sezoni të tërë.
Fermerët kërkojnë që dëmet të evidentohen në terren dhe që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë mundësinë e një mbështetjeje financiare, si dhe lehtësimin e kostove të prodhimit, në mënyrë që të mund të vijojnë aktivitetin e tyre bujqësor./CNA
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe pa r...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Kërkesat për azil në Europë arritën nivelin më të ulët pes...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksua...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lirohen 25 protestuesit e shoqëruar dje në komisariatet e ...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mën...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Se...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...