Rama: SPAK dhe GJKKO, dy suksese të reformës në drejtësi; KLP dhe KLGJ kanë falimentuar
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Gjykatës së Posaçme, duke i cilësuar ato si dy sukseset e reformës në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se, pavarësisht problematikave, SPAK dhe GJKKO përbëjnë rezultatet më konkrete të reformës, ndërsa kritikoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).
“Dy suksese shoh në reformën në drejtësi: SPAK-un dhe GJKKO-në, me të gjitha problematikat që kanë. Dy suksese”, deklaroi Rama.
Në vijim, kryeministri tha se “nëse ka një faliment, janë ato dy këshilla”, duke iu referuar KLP-së dhe KLGJ-së.
“Dhe nëse ka një arsye për t’u shqetësuar Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi. Dhe jo mbi atë pjesë të reformës që është bërë lajtmotivi kryesor përditë e përditë: ‘Burg, burg, burg, burg, burg!’, por mbi atë pjesë të reformës që është lajtmotivi i jetës së atyre dhjetëra mijëra njerëzve që janë kthyer në dosje të mbuluara me pluhur”, u shpreh kryeministri.
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Debatet pas mesnatës, miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, nesër udhëton drejt SHBA-ve
- 11:09 Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE
- 11:05 Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë, Vuçiç: Planifikojmë të paktën edhe tri të tjera
- 11:01 Jakup Krasniqi mesazh nga Haga: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij procesi
- 11:00 Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale
- 10:50 Instituti Amerikan i Paqes kërkon bllokimin e gdhendjes së emrit të Trump në fasadën e selisë së tij
- 10:42 Venezuela zhbllokon faqet e lajmeve të censuruara gjatë administratës së Maduro-s