web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët propozojnë paketë ligjore për kontratat publike dhe koncesionet

18 Shtator 2026, 11:17, Politikë CNA

Demokratët propozojnë paketë ligjore për kontratat publike

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë ligjore për t’i dhënë zgjidhje situatës, që e konsideron si alarmante, me kontratat publike dhe koncesionet.

Në një deklaratë për shtyp, dy deputetët demokratë, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso, ndanë arsyetimet e tyre.

Demokratët propozojnë paketë ligjore për kontratat publike

“Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike”,-tha Bozdo.

“Sot, kuadri ligjor nuk garanton transparencë për pronat dhe paratë publike që kalojnë me kontrata te privati”,-theksoi Kaso.

Sipas demokratëve, kjo paketë ligjore synon gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike./CNA  

 

 





Lajmet e fundit nga