LIVE UPDATES
Politike

Situata me kontratat publike dhe koncesionet/ Grupi parlamentar i PD propozon paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll çdo pasurie publike, parandalim i korrupsionit

Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Enno Bozdo deklaroi se në 5 vitet e fundit, qeveria e kryeministrit Rama ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike. 

18 Shtator 2026, 11:11 Nga E.d
Situata me kontratat publike dhe koncesionet/ Grupi parlamentar i PD
Ivi Kaso dhe Enno Bozdo

TIRANA- Grupi parlamentar i PD-së ka propozuar ditën e sotme një paketë ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike. Nisma u prezantua nga deputetët demokrat Enno Bozdo dhe Ivi Kaso.

Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Enno Bozdo deklaroi se në 5 vitet e fundit, qeveria e kryeministrit Rama ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike. 

Sipas tij, mazhoranca ka miratuar ligje speciale, ka ngritur agjenci që menaxhojnë pasuritë më të mira publike të shqiptarëve, kompani guackë që financohen veç nga buxheti i shtetit, të gjitha këto në forma juridike me qëllim të vetëm cementimin e një mburoje ligjore të padepërtueshme. Ai theksoi se ato fshihen, në emër të kontratave dhe shoqërive tregtare private, miq të ngushtë të kryeministrit dhe kontribuues të partisë në pushtet.

Ai shpjegoi se problemi që këto projektligje trajtojnë dhe zgjidhin është real, akut dhe me ndikim të drejtpërdrejtë mbi financat publike. Kjo duke argumentuar se një masë e konsiderueshme e fondeve shtetërore  përfshirë grantet, subvencionet, injektimet e kapitalit, mbështetjet financiare ose pasuritë publike të vëna në dispozicion menaxhohen dhe administrohen nga shoqëri tregtare të zakonshme, ndërmarrje private apo individë.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Sot jemi përpara jush, për të prezantuar nismën ligjore të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nismë e cila do të mundësojë në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok, gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike, në cilëndo formë dhe në cilëndo mënyrë që ato përdoren apo shfrytëzohen nga privati.

Me pak fjalë, sot ne sapo kemi depozituar zyrtarisht në Kuvend, një iniciativë ligjore që amendon tre ligje:

1. Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”

2. Ligjin “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, si dhe,

3. Ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”

Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike. Kjo maxhorancë ka miratuar pafund ligje speciale, ka ngritur agjenci që menaxhojnë pasuritë më të mira publike të shqiptarëve, kompani guackë që financohen veç nga buxheti i shtetit, të gjitha këto në forma juridike me qëllim të vetëm cementimin e një mburoje ligjore të padepërtueshme, pas të cilave fshihen, në emër të kontratave dhe shoqërive tregtare private, miq të ngushtë të kryeministrit dhe kontribuues të partisë në pushtet.

Rastet janë pa fund: duke filluar që nga ligjet speciale siç ishte Ligji Fusha, te ngritja e Korporatës së Investimeve Strategjike e cila menaxhon çdo pronë me vlerë publike, te kompania e AKSHI-t, që do të menaxhojë pa garë dhe pa asnjë llogaridhënie të paktën 200 milionë euro në vit shërbime për TI, te kompania KAYO që nëpërmjet 5 bijave të veta do të marrë çdo vit qindra milionë euro, por pa iu nënshtruar asnjë auditimi apo kontrolli publik, e deri te iniciativa e fundit për KAYO-Bis, ndërmarrjen shtetërore që do të kontrollojë të gjitha blerjet në sektorin e shëndetësisë. E sigurisht këtu mund të përmendim kompanitë shtetërore të sapokrijuara për menaxhimin e pyjeve, në sektorin bankar, pra, në të gjithë sektorët e ekonomisë ku transferohen qindra milionë euro para publike dhe ku nuk mund sot as të kërkosh informacion sepse askush nuk përgjigjet, e jo më të kërkosh llogari apo të auditosh se ku realisht shkojnë këto para, si përdoren dhe cili i përfiton.

Përballë kësaj situate të paprecedentë të grabitjes së organizuar të parasë dhe pronës publike, ne vijmë sot me nismën ligjore përkatëse, e cila i jep një përgjigje të drejtpërdrejtë këtyre shqetësimeve, duke propozuar një model që vende të rëndësishme evropiane, shumë herë më të zhvilluara se ne, e kanë adoptuar më kohë.

Për më tepër, kolegu im, zt. Kaso, do t’ju shpjegojë këtë iniciativë më konkretisht:

1. Çfarë synojnë tri projektligjet?

Problemi që këto projektligje trajtojnë dhe zgjidhin është real, akut dhe me ndikim të drejtpërdrejtë mbi financat publike. Sot, një masë e konsiderueshme e fondeve shtetërore – përfshirë grantet, subvencionet, injektimet e kapitalit, mbështetjet financiare ose pasuritë publike të vëna në dispozicion – menaxhohen dhe administrohen nga shoqëri tregtare të zakonshme, ndërmarrje private apo individë.

Kuadri aktual ligjor vuan nga një boshllëk: sapo paratë apo pronat publike kalojnë te një subjekt privat, shpesh humbet gjurmueshmëria e tyre, duke bërë të pamundur informacionin se çfarë realisht ndodh me paratë dhe asetet publike që iu janë vënë në dispozicion privatëve dhe, mbi të gjitha, se kush i përfiton ato realisht!

Parimi Themelor i Reformës: “Kontroll i synuar i burimit publik, dhe jo kontroll i përgjithshëm i personit privat.” Në përputhje me standardin kushtetues, auditimi ndjek paranë dhe pasurinë publike sipas natyrës, burimit dhe destinacionit të tyre, pa e shndërruar subjektin privat në subjekt të auditimit të përgjithshëm.

2. Cilat janë ndërhyrjet ligjore dhe logjika e tyre?

Reforma realizohet përmes një ndërhyrjeje të harmonizuar në tre nivele plotësuese të legjislacionit kombëtar:

A. Ndryshimet në Ligjin nr. 154/2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” (Ligji Organik):

• Baza e auditimit: Përcaktohet qartë kompetenca ligjore e KLSH-së për të kontrolluar destinacionin, përdorimin, administrimin dhe mbrojtjen e financimit publik të destinuar dhe pasurive publike te personat privatë.

• Shtrirja e kontrollit: Për të parandaluar evazionin përmes skemave zinxhir, kontrolli shtrihet në mënyrë të arsyetuar edhe te shoqëritë e kontrolluara, nënkontraktorët dhe përfituesit e mëtejshëm, por rreptësisht vetëm për pjesën e fondit publik të transferuar.

• Garanci rigoroze ligjore: Kufizohet rreptësisht objekti i auditimit (KLSH nuk jep vlerësime mbi veprimtarinë private të pafinancuar nga shteti), mbrohet sekreti tregtar dhe garantohet e drejta e subjektit privat për rishikim administrativ (brenda 5 ditëve pune) dhe ankim gjyqësor në rast tejkalimi.

B. Ndryshimet në Ligjin nr. 10296/2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”:

• Infrastruktura kontabël: Detyron çdo subjekt privat përfitues të mbajë evidencë kontabël të veçantë ose qartësisht të identifikueshme, duke dokumentuar burimin, destinacionin, përdorimin faktik, aktivet e blera dhe alokimin e kostove të përbashkëta.

• Regjistri Elektronik Publik: Çdo institucion shtetëror ngarkohet të krijojë dhe mirëmbajë një regjistër elektronik publik për të gjitha financimet dhe asetet e dhëna te privati, duke i transmetuar të dhënat periodikisht te KLSH dhe Ministria e Financave.

C. Ndryshimet në Ligjin nr. 9901/2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”:

• Norma teknike koordinuese: Sanksionohet rregulli që shoqëritë tregtare sigurojnë evidentimin e veçantë dhe të gjurmueshëm të fondeve apo pasurive publike, të dallueshme nga burimet private.

• Ruajtja e autonomisë: Ky rregull zbatohet pa ndërhyrë në statutet e shoqërive, pa prekur raportet mes ortakëve apo aksionarëve dhe pa krijuar kosto apo pengesa artificiale për biznesin.

Logjika e ndërhyrjes: Nëse burimet publike mbahen qartësisht të evidentuara që në momentin e lëvrimit, KLSH nuk ka pse të kërkojë akses në llogaritë private të subjektit. Kjo ul kostot, shkurton kohën e kontrollit dhe garanton paprekshmërinë e biznesit privat.

4. ÇFARË SYNOHET ME KËTO NDËRHYRJE:

• Gjurmueshmëri e plotë dhe parandalimi i korrupsionit

Paraja publike gjurmohet hap pas hapi deri te përfituesi fundor dhe nënkontraktori. Dokumentimi i detyrueshëm parandalon shpërdorimin që në zanafillë të fondeve publike.

• Zbatimi i standardeve kushtetuese

Vendosen barriera të forta kundër arbitraritetit shtetëror, duke ndarë qartë kontrollin e fondit publik nga kontrolli i subjektit privat.

• Transparencë e hapur për qytetarët

Krijimi i Regjistrit Elektronik Publik i jep mundësi qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile të njihen me transparencë mbi çdo kontratë, grant, subvencion apo pasuri shtetërore të vënë në dispozicion të privatëve.

• Siguri juridike dhe mbrojtje për biznesin

Sipërmarrja e ndershme çlirohet nga pasiguria. Biznesi e di saktësisht çfarë duhet të evidentojë, ndërsa sekretet tregtare, llogaritë vetjake dhe autonomia korporative garantohen me mekanizma të posaçëm ligjorë.

Në përfundim, kjo paketë ligjore ndërton një ekuilibër demokratik dhe perëndimor: kontroll i hekurt dhe i pakompromis mbi paranë e taksapaguesve, krahas mbrojtjes së plotë të lirisë ekonomike dhe të drejtave të sipërmarrjes private.

U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht përkatësisë politike, që ta shqyrtojnë dhe ta mbështesin pa vonesë këtë paketë ligjore, në emër të interesit publik dhe llogaridhënies para qytetarëve./Dosja.al

pd enno bozdo ivi kaso

Sondazh

Poll

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga