Replika, Tabaku: Mos trego arrogancë, jep dorëheqjen! Rama: Të protestojnë kundër teje quhet demokraci
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar gjatë seancës plenare në Kuvend lidhur me protestat në vend ku mbrëmjen e së enjtes u regjistrua dita e 110-të e protestës në Tiranë. Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se protestat janë një shenjë këmbanë nga qytetarët dhe se duhet të japë dorëheqjen.
“Së pari, njëherë kërkon guxim shumë të madh kur t’i kesh 110 ditë te dera protestuesit e të thuash ‘na përzënë ne’. Provo njëherë dil atje, se e kanë provuar edhe këto këtu dhe i kanë tërhequr zvarrë.
Së dyti, në vend që t’i dëgjosh e t’i marrësh si këmbana alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh përsëri me të njëjtën arrogancë që i ka sjellë ata njerëz të dalin atje në shesh.
Sot kanë një thirrje qytetarët dhe thirrja është ‘Rama, jep dorëheqjen’. Dëgjoje, meqenëse e dëgjoke turmën, edhe zbato kërkesat e tyre”, tha ajo.
Rama në replikën e tij për Tabakun u shpreh se protestat kundër tij janë protesta qe ndodhin në demokrati.
“Do të doja që dikush t’i përcillte fjalën time zonjës Tabaku meqë s’është prezente sepse foli me shumë pasion për protestën 100 e kusur ditore dhe t’i thotë qe të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër teje quhet demokraci. Kurse të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta si sëmundje ngjitëse quhet amanet mushkat se kuajt ikën.
Ndërsa për të dashurin ballist kam vetëm një fjalë për ty. Nuk e di se si do të kujtohem unë në histori, por që ju ballistët do kujtoheni si shfarosës mizor pulash, kjo është vulosur në shekuj të shekujve.
Tani dua të them disa fjalë këtu jo si palë, por dua të them disa fjalë këtu si pushtet, si i pranishëm në mes të një grupi të zgjedhurish që përfaqësojnë një pushtet nga tre pushtete të pavarura që ka kushtetuta.
Dhe është e pabesueshme se si përfaqësues të një pushteti të pavarur thjesht dhe vetëm për inat të palës tjetër dorëzojnë me këtë kollajllëk pushtetin e tyre tek një pushtet tjetër dhe kjo nuk ka lidhje me thjesht dhe vetëm çfarë flasim sot për pagat e gjyqtarëve. Kjo ka lidhje me ekuilibrin e pushteteve të pavarura në një republikë parlamentare”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)
- 11:09 Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE
- 11:05 Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë, Vuçiç: Planifikojmë të paktën edhe tri të tjera
- 11:01 Jakup Krasniqi mesazh nga Haga: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij procesi
- 11:00 Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale
- 10:50 Instituti Amerikan i Paqes kërkon bllokimin e gdhendjes së emrit të Trump në fasadën e selisë së tij
- 10:42 Venezuela zhbllokon faqet e lajmeve të censuruara gjatë administratës së Maduro-s