E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Të dënuar për tentativë vrasje dhe shitje droge, arrestohen dy të rinj në Itali, pritet ekstradimi në Shqipëri

Ilustrim · Vizion Plus

Dy të rinj shqiptar janë arrestuar nga policia në Itali.

Ata rezultojnë të dënuar në Shqipëri dhe ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet.

Në pranga kanë rënë:

-Muhamet Bedulla, 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. S. (babai i shtetasit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë). Nga dënimi 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim;

-Uendi Bracja, 26 vjeç, të cilit Gjykata e Elbasanit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, shtetasi U. B. është kapur duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, dhe akuzohet se ka mbajtur në banesë, sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe 2 krehra pistolete.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë të bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.