
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj njoftoi se ka dekretuar menjëherë ligjin e votuar në mesnatë për pagat e magjistratëve.
Përmes një qëndrimi, Bardhi e cilëson Begajn si rojë të godinës së Kuvendit, që pa mbushur 24 orë, ka ushtruar rolin e tij duke injoruar vendimet e gjykatave të vendit lidhur me çështjen.
“Asnjë surprizë nga roja i godinës së Parlamentit, Bajram Begaj!
Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve.
Çështja nuk është thjesht te pagat e magjistratëve. Bëhet fjalë për një ligj që prek drejtpërdrejt arkitekturën kushtetuese të shtetit, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe raportin ndërmjet pushteteve, veçanërisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve.
Kushtetuta e ka konceptuar Presidentin e Republikës si një figurë mbi palët, me një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit institucional dhe në përballimin e krizave kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, në momente të përplasjeve ndërmjet institucioneve, qytetarët presin nga Presidenti qëndrime të qarta dhe ushtrimin e plotë të kompetencave që i jep Kushtetuta.
Injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, nëse konstatohet, nuk mund të reduktohet në një debat teknik mbi pagat e gjyqtarëve. Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional.
Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit.
Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës.
Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje i godinës së Kuvendit”,-shprehet Bardhi./CNA
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një p...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot li...
Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me ngërçin e pagave në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një mbled...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar propozimin e një li...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e zh...
Seanca plenare e së entjes, që zgjati deri në orët e vona,...
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me ...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë një votimi në orët e vo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Opinio...
I ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, kreu i P...
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gje...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Lirohen 25 protestuesit e shoqëruar dje në komisariatet e ...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mën...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka njoftuar se ...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Se...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...