Pagat e magjistratëve, Rama fton drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në tryezë pune
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në një tryezë të përbashkët pune për të diskutuar mbi sistemin e pagave të magjistratëve.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se synimi i tryezës është adresimi i çështjes së pagave dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, që sipas tij të garantojë njëkohësisht trajtimin e magjistratëve dhe ekuilibrin e përgjithshëm të piramidës shtetërore të pagave.
“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë”, shkroi Rama.
Kryeministri tha se në tryezë do të ftohen edhe ekspertë të Këshillit të Europës, ndërsa theksoi se pritet edhe kontributi i Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.
Rama nënvizoi gjithashtu se pavarësia e magjistratëve dhe niveli i pagave të tyre janë, sipas tij, rezultat i reformës në drejtësi dhe i vullnetit të shumicës qeverisëse.
“Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse”, u shpreh kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë
Pagat e gjyqtarëve kushtetues, opozita e ndarë; Basha pro, Berisha e Bardhi kundër
Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)
Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
- 12:04 Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
- 11:49 I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore
- 11:46 Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Çështja nuk lidhet vetëm me pagat, prek rolin e Kushtetueses
- 11:42 Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)
- 11:09 Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE
- 11:05 Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë, Vuçiç: Planifikojmë të paktën edhe tri të tjera