Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo BETOHET si ministër i Brendshëm para Begajt

Shkruar nga Newsbomb
Me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo BETOHET si ministër i
Ervin Demo

Ervin Demo është betuar para Presidentit të Republikës si ministër i Brendshëm, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në ambientet e Presidencës. Ervin Demo me dorën mbi Kushtetutë deklaroi: "Betohem!"

Kujtojmë se më 11 shtator kryeministri Edi Rama lajmërroi ndryshime në qeveri ku Ervin Demo mori drejtimin e e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin. Ndryshimet e njoftuara nga Rama parashikojnë gjithashtu zgjerimin e fushës së përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të përfshijë edhe çështjet që lidhen me pushtetin vendor.

Me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo BETOHET si ministër i
Ervin Demo dhe Bajram Begaj

Kush është Ervin Demo?

Ervin Demo, i lindur në Berat në vitin 1982, ka një karrierë të shtrirë në disa fusha, nga arsimi i lartë te administrata publike dhe drejtimi vendor.

Përpara emërimit në qeveri, Demo ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit, detyrë që e mbajti në periudhën 2019-2025. Gjatë drejtimit të bashkisë, ai u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës dhe nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Një tjetër fokus i punës së tij ka qenë zhvillimi i turizmit dhe promovimi i Beratit si një prej destinacioneve të rëndësishme turistike në vend.

Më herët, gjatë viteve 2017-2018, Ervin Demo ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë edhe me botën akademike. Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Studimet e larta i ka kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese