web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Konsultim me KE-në për pagat e magjistratëve, nuk duam konflikt me gjyqësorin

18 Shtator 2026, 11:49, Politikë CNA

Rama: Konsultim me KE-në për pagat e magjistratëve, nuk duam

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me propozimin e shprehur prej tij në Kuvend për një ligj të ri për piramidën e pagave të magjistratëve.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama shprehet se ka dërguar një ftesë dhe do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë

Sipas Ramës, shumica qeverisëse që ai drejton nuk do konflikt me gjyqësorin, po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë të psuhteteve.

“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë”,-shkruan Rama./CNA

Rama: Konsultim me KE-në për pagat e magjistratëve, nuk duam





Lajmet e fundit nga