Protestë në Prishtinë, mijëra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vite burgim.
Të pranishëm në protestë janë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe deputetë të kësaj partie. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët mbajnë në duar flamujt të UÇK-së teksa sheshi është “pushtuar” nga mbështetësit e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.
Para nisjes së protestës, policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të mos mbajnë maska gjatë protestave. Policia ndër tjerash u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin sende e mjete të forta.
“U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës
Avokati Selimaj: Gjykata e Hagës po i nxjerr vetë ligjet, i tejkalon proceset tona ligjore
Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike
- 14:00 Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet si ministër i Punëve të Brendshme
- 13:56 “U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës
- 13:50 Avokati Selimaj: Gjykata e Hagës po i nxjerr vetë ligjet, i tejkalon proceset tona ligjore
- 13:47 Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan
- 13:35 7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet
- 13:31 Turqia miraton marrëveshje bashkëpunimi me Brazilin në industrinë e mbrojtjes