web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mali i Zi me paga të reja nga janari, minimalja deri në 1600 euro

18 Shtator 2026, 12:07, Kosova & Bota CNA

Mali i Zi me paga të reja nga janari, minimalja deri në 1600 euro

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm pagat në sektorin publik dhe atë privat do të pësojnë rritje.

Media vendase "Vijesti" shkruan se rritja do të bëhet përmes programit të ri qeveritar “EURO MODEL”.

Ky model, siç shpjegoi Spajiç, nënkupton rritjen e pagës minimale në 1.000 euro për punonjësit në vende pune që kërkojnë arsim fillor dhe atë të ulët, në 1.250 euro për ata me arsim të mesëm, ndërsa paga minimale për vendet e punës që kërkojnë arsim të lartë do të jetë 1.400 euro.





Lajmet e fundit nga