111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
• Ditën e sotme në Prishtinë është mbajtur protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. • Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe gjatë zhvillimit ka qenë paqësore. • Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës. • Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. • Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike. • Në nisje të saj protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje, pasi policia kërkoi dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit. • Kjo kërkesë shkaktoi reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim. • Nga ana tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Prishtinë. • Përmes një njoftimi zyrtar, ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Kosovë që të shmangin tubimin në sheshin “Skënderbeu”, duke shtuar se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth. • Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.
5 artikuj për këtë temë.
PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK. Gjatë fjalës së tij para pjesëmarrësve, ai është shpehur se ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani dhe çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë trupat e tyre.
Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, nuk duhet të dorëzohen, duke shtuar se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Në fund, ai i bëri thirrje partive politike ta lënë anash poltikën dhe të bëhen bashkë në lidhje me këtë rast.
“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai./Dosja.al
PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në Prishtinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Klestor Veseli u shpreh se nuk e ka humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj. Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së po kërkojnë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë.
“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Veseli./Dosja.al
PRISHTINA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Prishtinë. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Kosovë që të shmangin tubimin në sheshin “Skënderbeu”, duke shtuar se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth.
Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Ambasada amerikane thekson se situata mund të sjellë kufizime në qarkullim dhe grumbullime të mëdha në qendër të kryeqytetit gjatë orëve të protestës./Dosja.al
PRISHTINA- Protesta e paralajmëruar në Prishtinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, pasi policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit. Kjo kërkesë ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim.
Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është parashikuar të nis në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike./Dosja.al
DURRËS- Vendim i i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg në totoal katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është pritur me pakënaqësi nga ana e qytetarëve të cilët e kanë konsideruar atë si të padrejtë. Ditën e sotme, rreth 50 veteranët e UÇK-së kanë mbërritur në Portin e Durrësit.
Në duar ata mbajnë flamuj me simbolet e UÇK-së dhe shkrime “Liria ka emër”, ndërsa shprehet të zhgënjyer në lidhje me vendimin. Ata deklaruan se do të vijojnë që t’i mbështesin ndërsa shpresojnë se në Apel vendimi do të ndryshojë.
“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, thanë ata njëzëri.
Gjatë një prononcimi për mediat Ismail Selmani bëri apel që pavarësisht zhgënjimeve qytetarët duhet të tregohen të përmbajtur. Ai theksoi se qytetarët duhet të ndjekin këshillën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të japin një frymë pozitive.
“Hashim Thaçi është një atdhetar prandaj edhe e la detyrën si president, mesazhi i tij ka qenë shumë i qartë. Të ndalohen protestat si në Kosovë edhe në Shqipëri, jo të prishim vendin ku jetojmë. Jepni frymë pozitive, edhe pse jemi të zhgënjyer”, tha Ismail Selmani./Dosja.al