Pasi priti mesnatën për t’u caktuar pagën siç do vetë, dhe urdhëroi presidentin Bajram Begaj ta dekretonte, sot në mesditë si Juda përmes një mesazhi në X, kryeministri Edi Rama ftoi përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të ulen në tryezë.
Me 84 votat e maxhorancës kryeministri, i cili u paraqit në seancën e vonë parlamentare vetëm për të formuar shumicën prej 84 votash, miratoi në orët e para të mëngjesit formulën e re të pagave e cila rrit pagën për gjyqtarët e prokurorët me përqindje shumë herë më të vogël. Një rritje qesharake, disa herë më pak se paga baza referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin që kishte përcaktuar Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese.
E ndërsa mbrëmë sulmoi gjyqtarët dhe akuzoi Gjykatën Kushtetuese sot Rama i kujtoi gjyqtarët 'bujarinë e tij në vitin 2016 u rritën pagat ndjeshëm' se edhe sot e ka ai në dorë rritjen e pagave, por se gjyqtarët duhet t'ia kërkojnë me 'maturi, urtësi dhe durim'
Mesazhi i Rames
“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave.
Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë
. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë.
Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë🇦🇱⚖️🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) September 18, 2026
© SYRI.net
Këshilli i Europës ngre alarmin: Burgu i Shënkollit me 200 shtretër, mban 469 të burgosur, me të sëmurët edhe vrasës me pagesë
FOTO/ Mijëra njerëz protestojnë në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte
Kush fitoi në Londër? Ja e vërteta e arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës