Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Prishtinë.
Përmes një njoftimi zyrtar, ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Kosovë që të shmangin tubimin në sheshin “Skënderbeu”, duke shtuar se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth.
Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.
Ambasada amerikane thekson se situata mund të sjellë kufizime në qarkullim dhe grumbullime të mëdha në qendër të kryeqytetit gjatë orëve të protestës.













