Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët e saj?
Gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë rusë janë detyruar të instalojnë një aplikacion të ri në telefonat e tyre -një buton vjollcë-blu i projektuar për mesazhe dhe pagesa, i quajtur Max.
Sipas The Guardian, autoritetet e kanë reklamuar atë si një alternativë patriotike ndaj Telegram dhe WhatsApp. Personazhet e famshëm rusë e kanë promovuar atë në video repi dhe komike. Këtë verë, ai u bë aplikacioni i mesazheve më i përdorur në vend.
Studiuesit thonë se Max mund të imitojë përdoruesit dhe të fusë kod në mini-aplikacione, duke krijuar potencial për sulme kibernetike. Megjithatë, ai nuk mund të depërtojë në aplikacione si Telegram dhe WhatsApp, të cilat janë të ndaluara në Rusi.
Shumë punonjës shtetërorë, studentë, mësues e nxënës janë përballur me presion për të përdorur Max, ndërsa disa universitete e kanë bërë aplikacionin të nevojshëm për qasje në ndërtesa dhe konvikte.
Në mesin e elitës ruse, përdorimi i Max duket kryesisht formal, ndërsa Telegram dhe Signal vazhdojnë të përdoren. Max gjithashtu ende nuk e ka zëvendësuar Telegramin si burim kryesor lajmesh.
Studiuesja Roya Ensafi paralajmëroi se përhapja e shpejtë e Max në Rusi duhet të shërbejë si “alarm” për mënyrën se si qeveritë autoritare mund të kontrollojnë komunikimin digjital.
Studiuesit e sigurisë hakuan OpenAI duke përdorur Claude të Anthropic
Qeveria amerikane miraton shitjen e 48 avionëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite
Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE
- 12:32 Studiuesit e sigurisë hakuan OpenAI duke përdorur Claude të Anthropic
- 12:32 Operacioni “The Wanted”, arrestohen në Itali dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia shqiptare
- 12:28 Qeveria amerikane miraton shitjen e 48 avionëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite
- 12:04 Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
- 11:49 I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore
- 11:47 Pagat e magjistratëve, Rama fton drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në tryezë pune