Foto nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë të mesme në lagjen Centocelle të Romës, ku një nxënës ka qëlluar fortë në fytyrë një mësuese me sprej piper dhe më pas e ka goditur më thikë. Mësohet se një shokë klase e ndaloi sulmin.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilët kanë marrë mësuesen dhe e kanë dërguar në spital, ku ajo ndodhet në gjendje shoku, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa djali 13 vjeç është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nën shoqërinë e prindërve të tij. Gjithashtu dyshohet se ai kishte lidhur telefonin me Telegram dhe u përpoq ta filmonte skenën nëpërmjet një video-telefonate live.
Sondazh
Poll
