Një shtetas nga Bangladeshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh, është arrestuar nga Policia Shtetërore e Krotones, në Itali.
Hetimet e kryera nga oficerët me koordinimin e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, çuan në identifikimin e urdhrit të lëshuar në vitin 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë.
Ai kishte aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Selinë Qendrore të Policisë së Crotones, për të penguar ekstradimin, por u zbulua dhe menjëherë pas përfundimit të formaliteteve, shtetasi nga Bangladeshi u dërgua në qeli dhe u vu në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore, për qëllim ekstradimi.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të Policisë së Shtetit në Itali për të luftuar rrjetet e paligjshme që menaxhojnë hyrjen e pakontrolluar të qytetarëve jo-BE në Evropë.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por ato theksojnë se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkim, të lëshuar nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri, për akuzat ndihmë dhe inkurajim i emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.
Hetimet janë pjesë e planit të kontrollit të jashtëzakonshëm të zbatuar nga Komisioneri i Policisë së Provincës së Crotones, Renato Panvino, që synon luftimin e krimit, zbatimin e dispozitave gjyqësore dhe rritjen e sigurisë në provincë.
