E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Fier, pranë fshatit Pirrë.

Dy automjete janë përplasur gjatë një tentative parakalimi. Nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk bëhet me dije për persona të lënduar.

Sipas burimeve në vendngjarje, një prej mjeteve drejtohej nga një i moshuar, i cili dyshohet se ka tentuar të parakalojë një automjet që po lëvizte në korsinë e shpejtësisë. Në këto rrethana, mjeti është përplasur me një tjetër automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Ndërkohë, prania e mjeteve të përplasura ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.