Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

18 Shtator 2026 | 13:04

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka bërë thirrje për bashkim dhe vazhdim të kërkimit të drejtësisë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Para protestuesve, Altin Krasniqi tha se aktgjykimi nuk prek vetëm katër individë, por, sipas tij, një histori më të gjerë të popullit të Kosovës.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.

Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli. Lufta jonë ka qenë për liri, për dinjitet, luftë e një populli që për dekada ka qenë i përbuzur.

Ajo që ndodhi në Hagë nuk është çështje ndaj katër individëve. Ky aktgjykim prek një histori të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik e çdo të zhdukuri, e çdo fëmije që nuk arriti ta shijojë Kosovën e lirë.

Sot nuk do të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi sot, do të na gjykojë edhe e ardhmja. Do të na pyesin fëmijët tanë se çfarë bëtë kur historia iu vuri në bankën e të akuzuarve, çfarë bëtë kur çlirimtarët u vunë në pikëpyetje. Përgjigjja jonë do të jetë e qartë: NUK U DORËZUAM.

Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi!

Prandaj, sot i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të gjitha partive politike t’i lëmë anash dallimet politike, të bashkohemi”, tha Krasniqi

OVL-UÇK sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fishkëllima kundër ministres Gërvalla, protestuesit kërkojnë shkarkimin e saj! Zbulohen edhe kërkesat e tjera (VIDEO)

Prej gati një ore ka nisur protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së teksa qytetarët kanë bërë thirrje e mesazhe ndaj qeverisë. Pjesëmarrësit...
12:54 | 18/09/2026

Senatorja amerikane ​Shaheen: Rusia e sheh Ballkanin si front të dytë, NATO në Kosovë është gatishmëri të lartë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka thënë se Moska e sheh Ballkanin, ku përfshihet edhe Kosova, si një front të mundshëm për destabilizim, pas atij në...
12:41 | 18/09/2026

Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të...
12:04 | 18/09/2026