Kronikë
Shkodër/ I riu rrëshqet aksidentalisht në lokalin e qytetit, merr dëmtime në kokë, niset drejt Traumës

Ilustrim · Vizion Plus
Një 25 vjeçar nga Shkodra është rrëzuar aksidentalisht në një lokal në qytet.
Policia bën me dije se i riu ka marrë dëmtime në kokë, ndaj është nisur drejt Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
“Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë.
Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.




