EMRI/ E kapi droni duke u kujdesur për parcelën me kanabis në Mirditë, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Mirditës ka finalizuar operacionin e koduar “Droni”, në kuadër të kontrolleve në zonat e thella malore për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit me dron, shërbimet e Policisë konstatuan një 37-vjeçar teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë.
Në pranga u vu shtetasi Fabian Marku. 37 vjeç, banues në Xhuxhë. Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar dhe pranë banesës së tij.
Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një sasi e vogël u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




