Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Aktualitet
Protesta në Prishtinë/ Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori (VIDEO)
Në fund, ai i bëri thirrje partive politike ta lënë anash poltikën dhe të bëhen bashkë në lidhje me këtë rast.
18 Shtator 2026, 13:09Nga E.d
Jakup Krasniqi
PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK. Gjatë fjalës së tij para pjesëmarrësve, ai është shpehur se ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani dhe çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë trupat e tyre.
Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, nuk duhet të dorëzohen, duke shtuar se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Në fund, ai i bëri thirrje partive politike ta lënë anash poltikën dhe të bëhen bashkë në lidhje me këtë rast.
“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai./Dosja.al