Policia e Mirditës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se kultivonte bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Ai u konstatua përmes monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët e kultivuara.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë. Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.
Policia bën me dije se pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një sasi e vogël u sekuestrua dhe u administrua si provë materiale.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Droni”.
U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Vihet në pranga 37-vjeçari.
Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Droni”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.
37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.
Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
