Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga konfiskimi në streha për kafshët e braktisura, 7 mijë metra katrorë tokë në rrethinat e Tiranës vihen në dispozicion nga AAPSK

Shkruar nga Newsbomb
Nga konfiskimi në streha për kafshët e braktisura, 7 mijë
Foto ilustruese

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), është duke ndërmarrë një nismë të re për t’i dhënë një funksion social në mbështetje të organizatave që kujdesën për këfshët e braktisura, një pasurie të konfiskuar.

Më konkretisht bëhet fjalë për një sipërfaqe toke rrreth 7 mijë metra katrorë, e lokalizuar në rrethinat e Tiranëse cila synohet të vihet në dispozicion të organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj kafshëve. Qëllimi është që prona e konfiskuar të mund të shfrytëzohet për krijimin dhe zhvillimin e strehëzave për kafshët e braktisura, duke krijuar më shumë hapësira për sistemimin, trajtimin dhe mbrojtjen e tyre.

Deri më tani mësohet se një organizatë ka shprehur interes për të përfituar nga mundësia, ndërsa të tjera organizata kanë kërkuar më shumë informacion në lidhje me pronën apo kushtet dhe mënyrën se si do të zbatohet iniciativa.

Nevojat e organizatave që kujdesen për kafshët e braktisura u evidentuan edhe gjatë një vizite në një prej strehëzave në Tiranë, ku u njohën nga afër vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë personat e angazhuar në këtë drejtim.

“Shumë shpejt, me mbështetjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, një hapësirë e re do të hapë dyert për më shumë kafshë në nevojë”, thuhet në komunikimin për nismën.

Përmes kësaj iniciative, një pronë e konfiskuar synohet të marrë një funksion të ri në shërbim të komunitetit.

AAPSK pritet të vijojë komunikimin me organizatat e interesuara për të përcaktuar mënyrën konkrete të vënies në përdorim të pronës dhe zhvillimit të projektit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese