7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet

18 Shtator 2026 | 13:35

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë 72 orëve të fundit, kontrollet kanë çuar në arrestimin e 7 drejtuesve të mjeteve për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje drejtimi.

Një tjetër drejtues mjeti është proceduar pasi u konstatua në rrugën “Urani Pano” duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Sipas Policisë, testi rezultoi në masën 0.17 mg/l, ndërsa drejtuesi dyshohet se i ka ofruar punonjësit të Policisë 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në total, gjatë kontrolleve janë vendosur 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet e konstatuara përfshijnë:

5062 masa për qëndrim të gabuar;

641 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;

193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

166 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

164 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

74 masa për parakalime të gabuara;

59 masa për tejkalim të shpejtësisë;

10 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

289 masa për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektimin e kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe shmangien e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si...
13:23 | 18/09/2026

Shkodër, 25-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në një lokal, transportohet me helikopter në Tiranë

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një rrëzimi aksidental në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Sipas informacionit...
13:21 | 18/09/2026

Operacioni “The Wanted”, arrestohen në Itali dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia shqiptare

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali, në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”. Operacioni...
12:32 | 18/09/2026