Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Besniku” i Ilir Prodës dhe Ergys Agasi ankimojnë arrestin me burg, zbulohet gjyqtari që ka në dorë fatin e tyre (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Besniku” i Ilir Prodës dhe Ergys Agasi ankimojnë arrestin
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi

Më 21 shtator, të hënën e javës së ardhshme pritet të mbahet në Apel procesi gjyqësor për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit kontrovers Ergys Agasi dhe ish-oficerit të lartë të policisë, Uljan Shpataraku, për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Florian Kalaja do të jetë gjyqtari i cili do të marrë vendimin në lidhje me shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj dyshes, të cilët së fundmi kanë ankimuar në Apelin e Posaçëm arrestin me burg.

Siç kemi raportuar dhe më parë, arratia e biznesmenit të shumërkërkuar të SPAK mori fund mbrëmjen e 26 gushtit. Bashkë me Ergys Agasin, në pranga ra edhe Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i njohur ndryshe dhe si "besniku" i ish-kryepolicit Ilir Proda. Agasi dhe Shpataraku u lokalizuan fillimisht në Elbasan, në një automjet. Pastaj thuhet se dyshja ka udhëtuar drejt Durrësit, ku janë arrestuar në flagrancë nga efektivët në zonën e Ple­pave.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe. Ndërsa Uljan Shpataraku akuzohet për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit" duke qenë se ishte pasditen e 26 gushtit ai ishte shofer në “Audin” ku u pikas dhe u vu në pranga i shumëkërkuari i SPAK, Ergys Agasi.  

Ndërkohë, para katër ditësh, nga disa kontrolle të zhvilluara nga SPAK dhe agjentët e BKH-së në qelitë e paraburgimit në Bradashesh aty ku ndodhet Ergys Agasi, u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike e paijsje për shpërndarje interneti. Mirëpo nuk u mësua nëse mjetet e ndaluara që u gjetën në qelitë e Bradasheshit i përkisnin apo jo biznesmenit kontrovers.

Të hënën e 21 shtatorit pritet të mësohet nëse Agasi dhe Shpataraku do të lihen në burg apo do të ketë zbutje të masës së sigurisë ndaj tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese