
Policia Rrugore ka publikuar një bilanc tejet të lartë të gjobave dhe ndëshkimeve ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor. Brenda tre ditëve të fundit gjatë kontrolleve në rrugët me qarkullim të lartë automjetesh, janë vendosur plot 6819 gjoba në total, janë arrestuar 7 shoferë si dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.
Konkretisht gjobat janë vendosur për shkeljet e mëposhtme:
* 5062 për qëndrim të gabuar;
* 641 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;
* 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
* 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
* 164 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 74 për parakalime të gabuara;
* 59 për tejkalim të shpejtësisë;
* 10 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
* 289 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, si dhe masa të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje. Versus.al

