Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, merret nën hetim shoferi në Tiranë!

    Elisabeta Mataj u arrestua për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, burri bashkëpunëtor në vjedhje emërohet përgjegjës sektori në Bashkinë e Durrësit

    Djali i Jakup Krasniqit: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, merret nën hetim shoferi në Tiranë!
    Aktualitet

    Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, merret nën hetim shoferi në Tiranë!

    September 18, 2026

    Një shofer në Tiranë është vënë nën hetim pasi tentoi t’i japë 2 mijë lekë një punonjësi të Policisë Rrugore për t’i shpëtuar gjobës. Ai u ndalua gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, ku rezultoi se po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, me 0.17 mg/l në testin e alkoolit. Në vend që të pranonte masën administrative, i ofroi para efektivit të policisë.

    Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve që Policia Rrugore ka zhvilluar në 72 orët e fundit në akset me qarkullimin më të madh në kryeqytet. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, ndërsa janë bllokuar 22 automjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.

    Bilanci i kontrolleve tregon edhe numrin e lartë të shkeljeve të konstatuara. Janë vendosur gjithsej 6819 gjoba, ku pjesa dërrmuese, 5062, ishin për qëndrim të gabuar. Dhjetë drejtues u ndëshkuan për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 59 për tejkalim të shpejtësisë, 164 për përdorim të celularit në timon, 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve, ndërsa qindra të tjerë u gjobitën për mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, merret nën hetim shoferi në Tiranë!

    September 18, 2026

    Elisabeta Mataj u arrestua për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, burri bashkëpunëtor në vjedhje emërohet përgjegjës sektori në Bashkinë e Durrësit

    September 18, 2026

    Djali i Jakup Krasniqit: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

    September 18, 2026

    Tuchel publikon listën e re të Anglisë pas zhgënjimit në Botëror, rikthehen Palmer dhe Alexander-Arnold

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.